Sot mbahet seanca për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Sot mbahet seanca për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Më: 26 janar 2023 Në ora: 08:50
Kuvendi i RMV

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca e radhës, gjegjësisht seanca e 101 me një pikë të vetme të rendit të ditës – pyetjet e deputetëve.

Seanca si zakonisht realizohet çdo të enjte të fund-muajit.

Kjo seancë me pyetje deputetësh do të jetë seanca e parë për këtë vit.

Sipas traditës të parët që do t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave janë deputetët e opozitës, megjithatë paraprakisht deputetët duhet t’i pranojnë përgjigjet me shkrim dhe të deklarohen nëse janë të kënaqur apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat