Kovaçevski dorëzon në kuvend propozimin për rekonstruim të Qeverisë

Maqedonia

Kovaçevski dorëzon në kuvend propozimin për rekonstruim të Qeverisë

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:37
Kovaçevski

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e dorëzoi në Kuvend propozimin për rindërtimin e Qeverisë.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e ka dorëzuar në Kuvend propozimin për rindërtimin e Qeverisë me vendimet e mëposhtme të personelit:

Për ministër që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë është propozuar Krenar Loga.

Për ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, është propozuar Fatmir Mexhiti.

Për ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Azir Aliu.

Për ministre e cila do të menaxhojë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Kaja Shukova.

Tiron Jajaga është propozuar si zëvendës i ministrit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat