Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetik në RMV ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,50 për qind.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS është ulur për 1.060 den/kg dhe tani do të arrijë në 41.202 den/kg.

Çmimet e derivateve të naftës me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98,  EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë (EL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 25 shkurt 2023, nga ora 00:01, çmimet e derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 77.00 (denarë/litër)

Nafta Ekstra i lehtë (EL-1) do të shitet për 76.50 (denarë/litër).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat