LSDM: Ky është sukses, pagat po rriten, çmimet po ulen

Maqedonia

LSDM: Ky është sukses, pagat po rriten, çmimet po ulen

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:23
LSDM

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me masa dhe politika të përgjegjshme, me kohë dhe efikase, arriti ta zbusë ndikimin e krizës ekonomike botërore, thuhet në komunikatën e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në pushtet.

“Inflacioni është nën kontroll, çmimet po bien dhe pagat dhe pensionet po rriten në të njëjtën kohë. Janë ulur çmimet e bukës, makaronave, vezëve, orizit, qumështit dhe produkteve të qumështit”, thekson LSDM-ja.

“Paga minimale nga marsi i këtij viti është rritur në 20.175 denarë. Paga minimale ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2017, kur ishte 8900 denarë, ndërsa në disa sektorë ishte vetëm 6000 denarë.

Paga mesatare në vend për pesë vite është rritur për 44 për qind dhe tani është rreth 34.000 denarë. Pensionistët nga ky muaj marrin rritjen më të madhe të pensioneve për 8,4 për qind, me çka pensioni mesatar nga 17.666 denarë rritet në 19.150 denarë. “LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave që mbrojnë dhe përmirësojnë standardin jetësor të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat