Mariçiq: Qytetarët kanë përfitime konkrete nga projektet e financuara nga BE-ja

Maqedonia

Mariçiq: Qytetarët kanë përfitime konkrete nga projektet e financuara nga BE-ja

Më: 31 mars 2023 Në ora: 09:08
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, mbrëmë në TV21 ka folur për Bashkimin Evropian dhe përfitimet nga projektet e financuara nga Unioni.

Ai tha se ka përfitime konkrete për qytetarët, ndërsa përmendi promovimin e javës së kaluar për stacionin filtrues në Shkup, i cili do të kushtojë 80 milionë euro.

“Rreth rolit të organizatave qytetare. Duhet të fillojmë nga jeta e përditshme e qytetarëve. Javën e kaluar promovuam 80 milionë euro për stacionin pastrues në Shkup. Kjo është shumë konkrete. 80 milionë euro nga IPA 23 i ridestinuam drejt sistemit energjetik, që ta kalojmë dimrin. Kjo ishte ndihmë nga BE-ja”.

“Korridoret rrugore të mos i përmendim dhe projekte të tjera… Ka përfitime konkrete nga qytetarët, por këtu na duhet ndihmë edhe nga mediat…”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat