Penov: Projekti për ndërtimin e korridoreve është mundësi për Maqedoninë

Maqedonia

Penov: Projekti për ndërtimin e korridoreve është mundësi për Maqedoninë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 20:01
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov sot në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se projekti për ndërtimin e korridoreve është projekti më i madh zhvillimor në Maqedoni.

Sipas ministrit Penov, është mundësia më e madhe zhvillimore dhe një mundësi për Maqedoninë.

“Në opinion është formuar një atmosferë që ky projekt të anulohet ose se diçka nuk është në rregull. Megjithatë ne me projekte të këtilla prej 2 miliardë euro, përveç industrisë së ndërtimit, do të lëvizin edhe shumë sektorë të tjerë”, u shpreh Penov.

Ai shtoi se kompania Bechtel & Enka është e obliguar që 50% e parave t’i shpenzojë në Maqedoni dhe me këtë do të rritet BPV-ja për 1%.
Ndryshe, Propozim-ligjet që lehtësojnë procedurën e ndërtimit të autostradave do të shkojnë me flamur evropian në mënyrë që të mos bllokohet nga opozita maqedonase e cila shprehet kundër ndërtimit të këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat