Bujar Osmani për vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë

Maqedonia

Bujar Osmani për vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 20:10
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 12 dhe 13 maj, në kuadër të aktiviteteve të tij si Krysues i OSBE-së, do të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Osmani do të zhvillojë takime me kreun e shtetit, përfaqësues të Kuvendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me partnerë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të OSBE-së.

Gjatë vizitës dhe bisedimeve me zyrtarët e B&H, Osmani do t’i referohet drejtimit në të cilin do të lëvizë bashkëpunimi i mëtutjeshëm ndërmjet OSBE-së dhe B&H, si dhe mbështetjen e fushave prioritare për B&H nga kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në – lufta e intensifikuar kundër korrupsionit, pajtimi dhe forcimi i kohezionit social.

Misioni i OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë është një nga misionet më të mëdha në terren të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Me selinë e tij në Sarajevë dhe 8 zyra në terren, Misioni i OSBE-së në B&H kontribuon në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve dhe ndërtimin e drejtpërdrejtë të besimit midis qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat