Vala e të nxehtit në Maqedoni do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme

Maqedonia

Vala e të nxehtit në Maqedoni do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Territori i vendit tonë do të jetë nën ndikimin e një valë të ngrohtë edhe gjatë javës së ardhshme, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë, e herë pas here mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokall i rrezikut nga temperaturat e larta.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë prej 10.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat