Qeveria e Maqedonisë emëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të Zhvillimit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë emëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të Zhvillimit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 22:39
Qeveria e Maqedonisë së V.

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat me Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, me propozim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe ka miratuar Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim.

Më herët, Qeveria ka marrë Vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim, si organ i përhershëm këshillimor i Qeverisë, për çështje që kanë të bëjnë me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2024-2044, anëtarët e të cilit janë përcaktuar sot.

Anëtarë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim janë emëruar: Kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, deputetët e Kryetarit të Qeverisë: Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Fatmir Bitiqi dhe Sllavica Grkovska, Sekretare e Përgjithshme e Qeverisë, Metodija Dimovski, ministrat: Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Slavjanka Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat