Ndalohet një hanxhi nga Gostivari dyshohet për “vjedhje të rëndë”

Maqedonia

Ndalohet një hanxhi nga Gostivari dyshohet për “vjedhje të rëndë”

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Dje në ora 14:45 në Gostivar, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë së Gostivarit, kanë hequr nga liria 34-vjeçarin banues të Gostivarit S.M., i dyshuar për “vjedhje të rëndë” nga një shtëpi në ndërtim e sipër.

Siç njoftoi MPB-ja, ai dyshohet se ka kryer “vjedhjen e rëndë” në periudhën prej 13 qershorit deri në orën 12:50 të pasdites, gjatë së cilës ka marrë disa sende.

“Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat