Zjarret në rajonin e Kërçovës, Angellov: S’ka gjendje krize, kompetent është Dehari!

Maqedonia

Zjarret në rajonin e Kërçovës, Angellov: S’ka gjendje krize, kompetent është Dehari!

Më: 15 mars 2025 Në ora: 23:43
Ilustrim

Zjarri ka kapluar dy pjesë të Kërçovës, konkretisht malin në afërsi të fshatit Zajaz Xhuma dhe mali në afërsi të fshatit Drogomisht i Madh.

Për këty dy raste kontaktuam drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, i cili në përgjigje për TV21 tha se pasi që nuk ka gjendje krize, kompetent është kreu i komunës Fatmir Dehari. Gjithsesi, Angellov thotë se është dëgjuar me Deharin, dhe se në rast se nuk shuhet zjarri deri nesër në mëngjes, do të intervenohet.

“Për shkak se nuk është gjendje krize, kompetencat janë te kryetari i komunës Dehari.

Pak më herët kam folur me atë, nëse nesër herët në mëngjes zjarri është ende aktiv, do ta shqyrtojnë mundësinë për të kërkuar ndihmë nga ajri”, tha Angellov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat