Tragjedia në Koçan/ Prokuoria del me detaje

Maqedonia

Tragjedia në Koçan/ Prokuoria del me detaje

Më: 16 mars 2025 Në ora: 08:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Publike e RMV-së, ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren, shkruan Alsat.

Nga Prokuroria, kanë thënë se tashmë po përcaktohet numri i viktimave dhe të plagosurve nga zjarri.

“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan.

Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, thonë nga Prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat