Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie

Maqedonia

Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie

Më: 20 prill 2025 Në ora: 10:23
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u ka dërguar urimin e Pashkëve qytetarëve të besimit të krishterë.

Ai ka theksuar mesazhin e Pashkëve si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore.

Urimi i plotë:

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve.

Mesazhi i pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie.

Të gjithëve ju uroj paqe, shëndet dhe mirëqenie dhe që Pashkët t’i kaloni në ngrohtësi dhe dashuri me të dashurit tuaj”, ka shkruar Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat