Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët

Maqedonia

Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:11, në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se te ta ishte sjellë për ndihmë mjekësore R.K. (43) nga fshati Kalishtë, komuna e Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë intervenimit mjekësor.

Njoftimi nga MPB:

“Sipas raportit, ai ishte pickuar nga bletët dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni alergjik.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat