DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

Maqedonia

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 20:49
Ilustrim

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.

Siç raportohet nga Departamenti Meteorologjik, proceset do të jenë më intensive me shira më të bollshëm, mbi 15 litra për metër katror.

Do të ketë edhe kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Nga e marta do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturave të ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat