Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve

Maqedonia

Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 18:15
Kuti votimi

Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë daljen më të madhe deri në orën 15:00.

Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptar apo maqedonas.

Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%.

Në përgjithësi dalja në rrethin e dytë në komunat shqiptare është më i ulët krahasuar me rrethin e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat