Mickoski: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit do të thotë ribashkim i Evropës

Maqedonia

Mickoski: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit do të thotë ribashkim i Evropës

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews është shprehur se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të thoshte një “ribashkim të Evropës.

“Mendoj se e ardhmja e vendit tim është në Bashkimin Evropian. Pavarësisht të gjitha poshtërimeve dhe zhgënjimeve, të cilat janë pjesë e frustrimit aktual të qytetarëve tanë, ne ndajmë të njëjtat vlera”, tha ai.

20 vjet pasi u bë kandidate për në BE, Maqedonia e Veriut është ende duke pritur hapjen e kapitullit të parë të negociatave. Mickoski thekson se qytetarët e tij e pyesin se cili është problemi tani dhe se përse sduhet ta ndryshojnë përsëri kushtetutën.

Qeveria bullgare këmbëngul që Maqedonia e Veriut të njohë “historinë e përbashkët” të vendeve dhe rrënjët bullgare të gjuhës maqedonase, por edhe që të ndryshojë Kushtetutën e saj për të njohur në mënyrë të qartë pakicën bullgare. Këto kërkesa shihen nga shumë maqedonas si një sulm ndaj identitetit të tyre kombëtar.

“Nëse e pranojmë këtë parim një herë, ky parim do të shkatërrojë të gjitha vlerat e ndërtuara nga Schuman, De Gasperi dhe Adenauer”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat