MPB Maqedoni: Për një muaj, mbi 100 gjoba për errësimin e xhamave

Maqedonia

MPB Maqedoni: Për një muaj, mbi 100 gjoba për errësimin e xhamave

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 13:45
Policia

MPB Maqedoni njofton se për një muaj, janë shqiptuar 101 sanksione për errësimin e xhamave të veturave.

“Në periudhën nga 01.11.2025 deri më 30.11.2025, Sektori Çështje Komunikacioni pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë standardet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve".

"Gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Shumica janë regjistruar në territorin e SPB-Tetovë – 45 dhe SPB-Kumanovë – 22.

Për të gjithë shkelësit janë përgatitur kallëzime përkatëse. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thonë mes tjerash nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat