Vendkalimi kufitar në "Evzoni" është mbyllur për qarkullim të automjeteve

Maqedonia

Vendkalimi kufitar në "Evzoni" është mbyllur për qarkullim të automjeteve

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti jashtë zonave urbane është mesatar, informon Lidhja e Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

"Që nga ora 11:00, trafiku në hyrje dhe dalje nga vendkalimi kufitar Evzoni është bllokuar plotësisht.

Në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitli), trafiku është i bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërsa automjetet e tjera po lëvizin normalisht.

Në vendkalimin kufitar Dojran, trafiku po zhvillohet pa probleme, por për shkak të intensitetit të shtuar, priten vonesa të herëpashershme gjatë hyrjes në vend", thonë nga LAMM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat