Moti me vranësira dhe i ftohtë, paradite me reshje të dëborës

Maqedonia

Moti me vranësira dhe i ftohtë, paradite me reshje të dëborës

Më: 11 janar 2026 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, paradite me reshje të kohëpaskohshme të dëborës. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -1 deri në 5 gradë.

Në Shkup, moti në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu dhe dëbore. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 3 gradë Celsiusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat