Numërohen 50% e votave, Limani dyfishon epërsinë ndaj Bejtës

Maqedonia

Numërohen 50% e votave, Limani dyfishon epërsinë ndaj Bejtës

Më: 11 janar 2026 Në ora: 20:00
Valbon Limani dhe Nevzat Bejta

Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.

Sipas KSHZ-së, me 50,41% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.

1. Nevzat Bejta - VLEN - 3734 vota apo 30,03% të votuesve

3. Valbon Limani - AKI - 7436 vota apo 59,80% të votuesve

Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 28,22% . Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, nuk ka rivotim në Gostivar pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat