VLEN: Durmishi përforcon diplomacinë ekonomike dhe lidhjet me Kroacinë

Maqedonia

VLEN: Durmishi përforcon diplomacinë ekonomike dhe lidhjet me Kroacinë

Më: 23 janar 2026 Në ora: 18:25
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi

Në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Nives Tiganj. Në këtë takim u riafirmua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe lidhjet tradicionale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë përbëjnë bazë të qëndrueshme për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të biznesit, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian dhe lidhjes rajonale.

VLEN mbështet vlerësimin se shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve po shënon rritje të vazhdueshme, me theks të veçantë në rritjen e eksportit të Maqedonisë së Veriut drejt Kroacisë, si dhe identifikimin e potencialeve të reja për bashkëpunim në sektorë strategjikë si industria ushqimore, energjetika, farmacia, ndërtimtaria, prodhimi industrial dhe turizmi.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua investimeve të huaja direkte, ku u theksua trendi pozitiv i rritjes së investimeve kroate në vend, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, industrinë përpunuese dhe teknologjinë informative. Në këtë drejtim, VLEN riafirmon përkushtimin për krijimin e një klime të favorshme afariste, përmes politikave zhvillimore dhe stimujve konkretë për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve cilësore të punës.

VLEN mbetet e përkushtuar në forcimin e diplomacisë ekonomike, organizimin e forumeve të biznesit dhe nxitjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet odave ekonomike dhe kompanive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, në interes të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat