Mickoski: Thellimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara është mbështetje e fortë për vendin

Maqedonia

Mickoski: Thellimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara është mbështetje e fortë për vendin

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 10:45
Kryeministri i RMV-së, Hrisitjan Mickoski

Kryeministri i RMV-së, Hrisitjan Mickoski thotë se thellimi i Partneritetit Strategjik me Shtetet e Bashkuara është mbështetje e fortë dhe hap perspektiva të reja ekonomike për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Pas Marrëveshjes së Partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljes së Dialogut Pas-Monitorimit me Këshillin e Evropës pas 26 vitesh, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë mbi Tregtinë Reciproke.

Kjo deklaratë përfaqëson një sinjal të qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe konfirmim të mbështetjes së fortë që Maqedonia gëzon nga Shtetet e Bashkuara. Ajo hap rrugën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të ofrojë tarifa jo më të larta se 15%, dhe për produkte dhe industri të caktuara deri në 0%, duke hapur mundësi të reja për eksporte, investime dhe rritje ekonomike.

Me hapa të tillë, ne po forcojmë pozicionin e Maqedonisë si një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm, duke ndërtuar një ekonomi me një standard më të lartë dhe duke përmirësuar pozicionin tonë ndërkombëtar", shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se kjo është një politikë me rezultate konkrete, me një vizion të qartë dhe mbështetje të qëndrueshme nga aleatët tanë strategjikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat