BDI: KRRE të ndryshojë rregulloren në përcaktimin e çmimit të derivateve të naftës

Maqedonia

BDI: KRRE të ndryshojë rregulloren në përcaktimin e çmimit të derivateve të naftës

Më: 24 mars 2026 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

BDI sot ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Nga atje kërkojnë ndryshim të rregullores së KRRE-së në përcaktimin e çmimeve të derivateve.

"Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme prej rreth 10%, në vendin tonë qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta gjatë gjithë javës. Arsyeja është e qartë – Komisioni Rregullator për Energjetikë vazhdon të zbatojë një model të vjetruar, të bazuar në mesataren e javës së kaluar, në vend që të reagojë në kohë reale.
Kjo praktikë shkon drejtpërdrejt në favor të interesave të caktuara biznesore, në dëm të qytetarëve.

Për këtë arsye kërkojmë: Ndryshim të menjëhershëm të rregullores për përcaktimin e çmimeve; Vendosjen e përllogaritjes së çmimeve të paktën dy herë në javë

Faktet janë alarmante:

- Konsumi javor: rreth 12 milionë litra naftë.

- Diferenca në çmim: rreth 9 denarë për litër.

- Kosto shtesë totale: mbi 1.5 milion euro vetëm për një javë.

Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset e vogla paguajnë miliona më shumë, ndërkohë që dikush përfiton nga një sistem që nuk funksionon si duhet", thonë nga BDI.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat