Gjendet i pajetë një person në Vinicë

Maqedonia

Gjendet i pajetë një person në Vinicë

Më: 29 mars 2026 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në afërsi të Vinicës ku është gjetur një trup i pajetë, i plagosur me armë zjarri.

Po ndërmerren masat e nevojitur, kurse personi është identifikuar si gjahtar, i cili ka qenë pjesë e grupit.

Nga PTHP sqarojnë se po ndërmerren aktivitete për sigurimin e provave.

Po ashtu në pyetje janë marrë tre persona të huaj dhe një nga Maqedonia të cilët hetohen nëse janë përfshirë në këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat