Të mërkurën do të kryhet dezinsektim tokësor në Shkup

Maqedonia

Të mërkurën do të kryhet dezinsektim tokësor në Shkup

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 10:36
Fotoilustrim

Dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave do të kryhet në zonën e Shkupit të mërkurën, më 9 shtator, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Spërkatja do të kryhet në sipërfaqet ujore.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ai do të kryhet të nesërmen me kushte të favorshme atmosferike, në të njëjtën kohë.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje bletarëve që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat