MPB: Ndërron jetë 83-vjeçari si pasojë e zjarrit në shtëpinë e tij në Berovë

Maqedonia

MPB: Ndërron jetë 83-vjeçari si pasojë e zjarrit në shtëpinë e tij në Berovë

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 19:44
Fotoilustrim

MPB njofton se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në Berovë, në të cilën ka ndërruar jetë një 83-vjeçar.

"Sot (28.09.2026), në orën 06:25, NJPB Berovë është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të S.B. (83) në Berovë.

Zjarrin e ka shuar NJTZ Berovë, ndërsa, sipas njoftimit, si pasojë e intoksikimit nga tymi ka ndërruar jetë S.B.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Berovë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë bërë prokurori publik dhe ekipi i NJPB Berovë", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat