Plagë që të djegë shpirtin

Opinione

Plagë që të djegë shpirtin

Nga: Ragip Guraziu Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 07:28
Ragip Guraziu

Pse këtë shkrim?!

Sepse njëri nga TV-t'onat e transpetoi një storje ku bënte fjalë për strehimin e qenëve endacak,ku një femër zemërmirë ka shpreh deshirën që të strehoj të gjithë ata qenë endacak dhe strehimorja ishte e përshtatshëm, se si ma mirë,sdhe ku kemi parasyesh se ,sipas pronares financimin e objketit e kishte bërë vetë.

Nuk ka asgjë të keqe këtu?!

Por kur kemiparasyesh se nga tri Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së,edhe pse kaluan mbi 21 vjet,ka të tillë ende pa kulm mbi kokë.Numri i tyre edhe sot cilsohet se është i madhë.

Perceptimi se njerëzit e UÇK-së janë pasuruar, i krijuar nga një sistem kualifikues që vjen nga liderët që i përkasin këtij historiku, demantohet gjerësisht nga gjendja reale e kategorive të dala nga lufta që nuk kanë lidhje me politikën, e që janë shumica e ish-ushtarëve të UÇK-së

Bindja se ish-pjesëtarët e UÇK-së jetojnë mirë prej se krahu i luftës erdhi në pushtet, duket të jetë një mit. Imazhin e dëmtuar nga individë që nga radhët e tyre morën dhe keqpërdorën pushtetin, ish-pjesëtarët e UÇK-së e luftojnë çdo ditë me shembuj konkret të sakrificës.

përfundimit të luftës pjesa dërmuese e ushtarëve të UÇK-së, iu bashkua ushtrisë së të papunëve në Kosovë, megjithëse disa nga ta u angazhuan në TMK dhe polici. Disa kategori lufte marrin pension ndërsa pjesa tjetër, veteranët, nuk kanë fare kujdes institucional. Një pjese e veteranëve të luftës të rënduar shumë ekonomikisht marrin asistencë sociale, e që është e pamjaftueshme që të mbahet një familje e rëndomtë kosovare.

Të përfaqësuara dobët nga shoqatat e dala nga lufta e pastaj të shfrytëzuara nga partitë që erdhën në pushtet si i ashtuquajtur krah i luftës, veteranët ndjejnë se ndajnë fatin me të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kur kërkojnë punë thuajse gjithmonë duhet të kenë lidhje me partitë politike ose me grupe të tjera interesi. Disa madje thonë se edhe për shërim jashtë vendit, invalidët e luftës duhen të kenë lidhje të forta me partitë në pushtet, sepse edhe për nevoja si këto ata diskriminohen.

të ndryshme, të papërpunuara zyrtarisht, tregojnë për një numër të lartë të vetëvrasjeve të ish-ushtarëve të lirisë. Mbi 40 ushtarë të UÇK-së raportohet të jenë vetëvrarë pas luftës.

Preportr, në këtë hulumtim është marrë më shumë me kategorinë e veteranëve të luftës, pasi ndryshe prej kategorive të tjera që marrin një pension, veteranët pothuajse nuk gëzojnë asnjë benificion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat