Ekstremizmi Islamik në Kosovë

Opinione

Ekstremizmi Islamik në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:03
Shpend Salihu

Për fat të keq rrymat ideologjike fetare në Kosovë, u shfaqën pas mbarimit të luftës në Kosovë, përmes ndikimit Turko- Arab si dhe legjitimimit nga ana e strukturave të UNMIK-ut, ku në fillim jepnin ndihma humanitare e më vonë filluan ndërtimin e xhamive dhe objekteve fetare, gjë e cila më pas evoluoi në krijimin e lëvizjes së Muslimanëve të rinj si dhe sektit Vahabi i cili vinte nga Arabia Saudite.

Siç dihet ndikimi i Turko-Arabëve në ish administratën e UNMIK-ut dhe një pjesë e elitës sonë politike të cilët nuk i kundërshtuan licencimin e OJQ-ve të tilla, gjë e cila solli Kosovën në një gjendje ku në një domicil me afërsisht më pak se 2 milion banor, kemi afërsisht 900 xhami, në vend që të investohet dhe ndërtohen fabrika e ndërmarrje të cilat do ta rimëkëmbnin shtetin në aspekt socio-ekonomik e të cilat do zbusnin shkallën e lartë të papunësisë, përmes ideologjive fetare islamike u manipulua një pjesë e popullatës Shqiptare të Kosovës, gjë e cila rezultojë që mbi 400 persona nga Kosova të merrnin pjesë në organizatat terroriste sikurse që janë ISIS, Al Qaeda e Fronti Al Nusra.

Ekstremizmi nënkupton bllokimin e mendjes, pasiqë nuk njehë kurrfarë alternative pos alternativës bazë të cilin ajo ideologji e proklamon, andaj e errëson mendjen dhe e humb racionalitetin e mendimit dhe gjykimit objektivë.

Format eklatante të ekstremizmit janë fetare dhe politike, edhe pse ka edhe rryma tjera si shtetërore, ekonomike kulturore etj.

Kosova në këtë stadium të proceseve socio-politike ka nevojë për përkrahje të fuqishme si të strukturave politike vendore ashtu edhe fuqizimin e partneritetit ndërkombëtar sidomos me SHBA si dhe bashkëpunim të mirë me vëllezërit hebrenj të Izraelit.

Para luftës në Kosovë ne Shqipëtarët e Kosovës që përbëjmë dikund afërsisht 90% të popullsisë kishim dy fe dhe tri konfesione fetare, fenë Islame dhe katolike e ortodokse, gjersa pas luftës ndikimi oriental u injektua me forma të manipulimit si pasojë e nivelit të ulët të edukimit dhe gjendjes së rënduar socio-ekonomike kështu u licencuan shumë sekte fetare duke përfshirë evangjelizmin, protestantët, dëshmitarët e Jehovaetj., gjë e cila fillojë të prodhojë një konflikt të heshtur të ideologjive fetare e sidomos edhe më tepër fuqizojë ekstremin islam.

Ekstremistët fetar Islamik shfrytëzojnë maksimën se të gjithë jo-besimtarët duhet ndëshkuar dhe se fe tjetër pos Islamit nuk ekziston. Ata për momentin nuk reagojnë me veprime terroriste pasiqë në Kosovë është misioni i NATO-s si dhe pasiqë janë të orientuar në Lindjen e Mesme, gjersa sipas analizave të Departamentit të Shtetit të gjithë rekrutët Shqiptar të ISIS pritet të s’postojnë konfliktin nga Siria në Kosovë dhe Bosnje, në të ardhmen e afërt.

Fundamentalizmi i këtyre ekstremistëve po gjen përkrahje për ditë e më shumë në Kosovë, bile edhe përkrahje të individëve të caktuar në mesin e subjekteve të ndryshme politike, të cilët po apelojnë që Islami të futet si lëndë mësimore në shkolla. Të përkujtojmë se ne jemi shtet laik e jo sekular, se nëse futet Islami si lënd obligative përfaqësuesit e sekteve dhe religjioneve tjera do kërkojnë që edhe mësimet e tyre fetare të futen nëpër shkolla, me çfarë do kishim një tension dhe konflikt fetar mes të rinjëve nëpër shkolla. Karta e OKB dhe Konventa për bashkësi fetare e lejon besimin dhe ndërgjegjen fetare në korniza të shkollave që afirmojnë moralin fetar, e jo shkollave publike, pasiqë çdo individ ka të drejtë të besojë ose mosbesojë një fe të caktuar dhe kjo e drejtë është e drejtë subjektive derisa ai nuk e shkelë ose cenon besimin e anëtarit të përkatësi tjetër fetare. Individi ka të drejtë të besojë ose të jetë ateist e kjo duhet të kuptohet nga shoqëria jonë Kosovare, sepse çdo njeri i ka parimet e vlerat e tij morale dhe çdo formë e imponimit paraqet shkelje të lirive të tij civile e këtë për fat të keq ekstremistët islam nuk e perceptojnë dot e as nuk e duan.

Integrimin dhe aderimin në struktura Veri-Atlantike pasiqë është i pamundur me këtë shkallë të radikalizimit fetar, për arsye se as Bosnja e as Turqia pikërisht për këtë arsye nuk janë pjesë e BE, andaj Kosovarët duhet të mendohen dhe orientohen pro kulturës Europiane me miqësi të përhershme me SHBA, e jo pro kulturës Orientale e cila sjell vetëm dekadencë e jo zhvillim në shoqërinë tonë, me një fjalë duhet të zgjedhim mes çallmës ose BE, çallma sjell varfëri sikurse në shtetet Arabe, gjersa BE sjell shkencë, zhvillim, teknologji dhe mirëqenie socio-ekonomike, pra zgjedhja bie tek ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat