Dëshpërimisht me Albinin dhe Vjosën!

Opinione

Dëshpërimisht me Albinin dhe Vjosën!

Nga: Kimete Berisha Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:16
Kimete Berisha

Në një farë mënyre ne (gjenerata jonë) e hëngrëm, edhe nëse bëhet mirë për ne, është vonë, sepse s'kemi kohë të mjaftueshme ta rehatojmë shpirtin, e të barazojmë të mirat 'e reja' me vuajtjet e vazhdueshme që kemi përjetuar.

Kushdo që nuk ka qenë pjesë e krimit të organizuar në Kosovë, ka vuajtur, ka jetuar i izoluar dhe ka vegjetuar si bimë pa emër!

Kushdo që ka fëmijë, duhet të mos e merr gjumi natën, duhet të çohet peshë e ta ndryshoj sistemin kriminal dhe mafioz, që fillon prej Valdete Dakës, e cila me gjakftohtësi të egër është në shërbim të pronto-s.

Nuk ka Institucion në Kosovë që nuk është në shërbim të mafisë politike.

Kupto.

Nëse nuk e votoni Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për ta nxjerr me rrënjë krimin e organizuar dhe për ta shpërndarëbmafinë politike, ju betohem se Kosova nuk do të ekzistojë më.

Se edhe ashtu është shtet i dështuar eksperimental.

Kosova dergjet qe 20-të vjet nga disa familje të rrezikshme:

një grup i Drenicës,

nga një grup i Llapit,

nga një grup i Dukagjinit, që e kanë dashur aq shumë sa që e dhunuar, e kanë vjedhur, e kanë shitur, e kanë shkatërruar, e kanë ndarë, e kanë shfrytëzuar për frustrimet e tyre të shthurura, edhe 'zhabica' kanē blerë me paret e këtij vendi të shkretë.

Ata nuk po ngihen o zemër.

Shih, Xhavit Haliti ende do

të bëhet deputet!

Vampirë, a kush janë këta që nuk ngihen 'gjak'!

Shih Sami Lushtakun se si është egërsuar edhe më tepër (kam respekt për te, por po më detyron mos me ia ble kumështen e Drenës, si shenjë hakmarrje , anipse kumështen e bën për merak). LVV e PDK në një moment duhet të bashkohen, Sami, mos ma

prish'. Më përpara e pranoj atë shprehjen 'kryt ta thej, e qejfin s'ta prishi'!

Ne gratë jemi romantike, ani unë qysh shkrihem për romansa, fati im që shqiptarët s'janë romantikë, se isha shku poshtë, po përkundrazi shqiptari edhe romanin ta bën blozhdë.

Simbolika e datës së Shën Valentinit për zgjedhje, nuk është veç e bukur, sepse Shën Valentinit ia preu Roma kokën, dhe para se t'ia prente kokën, e goditën brutalisht me shkopinjë, veç pse Roma e ndaloi dashurinë (shkaku se të nxehtë mbas dashurisë, të dashuruarit refuzonin të bëheshin ushtarë), ndërsa Valentini i martonte të dashuruarit tinëz.

Mos e bëni punën që me mbërri moshën kur 'As dashuria më nuk është Fitore (dm)'

P.S. Mërgimtarët e kanë financuar Lirinë (përveç që janë flijuar për të);

Mërgimtarët e mbajnë Kosovës me bukë;

Mërgimtarët janë e vetmja derë(

Çlirimi nga pushtuesit shqiptarë varet prej mërgimtarëve.

Mërgimtarët që do të votojnë, të ma bëjnë me dije duke ma dërguar një zemër ()

Ju lutem, shpëtojeni Kosovën nga vdekja.

Nuk e kam për veten, se tashmë unë jam larg, shumë shumë larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat