Jo Vjosa, kjo nuk të lejohet!

Opinione

Jo Vjosa, kjo nuk të lejohet!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 8 janar 2021 Në ora: 22:18
Vjosa Osmani

Braktise LDK-në, shtëpinë e presidentit historik Rugova, filozofinë dhe frymën politike perëndimore, kulturën iluministe të akademisë politike të Dardanisë Antike-Kosovës dhe shkove në ekstremin e gjithë kësaj, në VV-në e ekstremistit Kurtit, në LVV-në, anti-Rugoviste, anti-institucionaliste dhe anti-shtetërore...!

Bëre krushqi me "djallin", e drejtë jotja të cilën Ne, respektojmë pamedyshje, por;

Flamurin e Dardanisë Antike, simbol i Presidentit historik Rugova, lere aty ku e gjete, në LDK, mos e merr me vete se nuk të takon Ty dhe as individit, ai është ma shumë se kaq, zaten mos e keqpërdor simbolin unik dhe të shenjtë të brezit të burrave dhe grave që kontribuuan për lirinë që gëzojmë dhe atdheun që kemi !

Vjosa!

Mos përbuz dhe përdhos ndjenjat Rugoviste gjithandej ku flitet shqip ; n'atdhe dhe n'dhe të huaj, duke abuzuar me simbolin e shtëpisë që të rriti dhe ushqeu deri sa ti të ndjehesh e gjithëfuqishme dhe e gjithëpushtetshme përballë atyre që të ndihmuan në ngjitjen e shkallëve në politikë.

Vjosa, shko, por pa simbolin tonë unik !

Ti shko në VV, bëj krushqinë me ata të cilët kurrë nuk dënjuan të respektojnë arkitektin e pavarësisë së Kosovës, presidentin historik Rugova,

Nuk dënjuan kurrë t njohin projektin nacional të Levizjes në krye të së cilës ishte presidenti Rugova, Kosova shtet sovran dhe i pavarur,

- Kurr s'dënjuan t'njohin dhe respektojnë, institucionet, himnin dhe as simbolet e shtetit, baba i të cilit është, ikona e pavarësisë, Dr.Ibrahim Rugova.

Vjosa, ti shkon atje, n'VV, por këtë simbol të "krushqisë" suaj, do ta hjekin si "duvak" dhe në vend të respektit për të, do ta hedhin në shportë të hedhurinave si leckë të pavlerë dhe ma shumë se sa kaq, si shënjë të urryer dhe neveritëse për ta.

Zaten, atje shko, por pa këtë vello (duvak), duke na kursye të tjerëve që nuk lëshojmë shtëpinë e shenjtë të Rugovës dhe Rugovizmit, LDK-në, të sigurt se aty nuk do të çmohesh ti dhe as simboli me të cilin manipulon qytetaret për një grusht vota.

Ty Vjosa, do të hjek dorë edhe nga ky simbol, sikurse ke hjek dorë nga identiteti, integriteti dhe dinjiteti gjenetik i shtepië së presidentit historik Rugova, LDK-ja, në momentin e parë shtrëngues në kasollen me të cilën ke ndërruar shtëpinë e nderuar dhe ke lidhë krushqinë e re.

Aty, në LVV-në, e anarkistit anti-Rugovist, Albin Kurtit, do të zhveshësh edhe nga ky simbol, posa "misioni" yt nga padronet autoritarist të konsiderohet i mbaruar (dëmtimi i LDK-së dhe i shtetit të Kosovës), dhe më pas edhe Ty sikur tjerët para teje; Edita Tahiri, Nexhat Daci dhe Fatmir Sejdiu, do të hudheni si leckë e pavlerë pikërisht nga po të njëjtit që sot të rrahin krahët për "misionin" dhe mercenarizmin politik dhe komplotin kundër LDK-së dhe Rugovizmit!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat