Quo vadis kontinenti vjetër

Opinione

Quo vadis kontinenti vjetër

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 16 janar 2021 Në ora: 08:35
Ruzhdi Peçani

Bashkimi Evropian ka kohë që po tregohet si jo funksional, i paralizuar dhe tërësisht i pafuqishëm që të zgjidh probleme të shumta. Kështu si është, duket se do e pres një reformë e madhe dhe gjendet para një rigrupimi të shteteve.

Shumë analitikë të gjeopolitikës globale paralajmërojnë një rikomponim në Kontinentin e vjetër dhe ky rikomponim mund të ndodhë të jetë nën ndikimin e boshtit Uashington-Londër-Moskvë.

Kjo, do ndodhë një Jetë e re, apo është në pyetje vetëm koha se kur do ndodhë? Viteve të fundit shohim një BE të pafuqishëm. Sikur kjo Evropë po shkon drejtë fundit të saj, kulmi i kësaj ishte dalja e anëtares së parë nga BE, Mbretëria e Bashkuar dhe renesanca e neonazizmit që është shtrirë në gjithë Evropën.

Rënia e BE sikur ka filluar në vitin 2004 me hyrjen e dhjetë shteteve të reja brenda saj. Sipas një analize erozioni në BE fillet zënë me pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë, në 2013, duke marrë përmasat e një tragjikomedie.

Shohim se brenda BE nuk ka unifikim, vendimmarrjet me konsensus janë bërë të pamundura ngase është krijuar një hendek mes anëtareve të reja dhe atyre të vjetra. Po, sikur Rumania dhe Bullgaria  kishin plotësuar kushtet për hyrje, duke mos lënë anash Kroacinë ,për Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën tani më ishte e ditur për problematikën që kanë, atëherë Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedinia, sipas kritereve, duhej të ishin anëtare brenda BE. Këtu është  parë mungesa e vizionit të burokracisë së korruptuar të Brukselit, e cila duke lënë anash Ballkanin Perëndimor ka krijuar hapësirë për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Kështu nga BE pritet krijimi i një Jugosllavie të re përmes “Mini Shengenit”, se do të bjerë prosperitet për popujt e këtij rajoni. Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të formonin një entitet multikonfesional dhe multietnik i që do të "bajpasohej" në EU. Kështu në këtë projekt, Serbia do kishte rolin kyç, si numerikisht dhe shteti më i fuqishëm me ekonomi në këtë rajon. Hapja e zyrës së DFC në Beograd, që doli nga marrëveshja e 4 shtatorit me presidentin Trump dhe Grenell kërkon një analizë të thellë, edhe pse Qeveria e Kosovës, tani në detyrë ,do e shënonte si një sukses të jashtëzakonshëm, dhe kjo zyrë do të bënte shtytje projektit “Mini Shengen”,ku Serbia do ishte dominonte dhe përmes kësaj të bëhej pjesë e Evropës. Të kujtojmë se raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën znj. Viola fon Kramon kishte deklaruar se "Marrëveshja e ashtuquajtur e Uashingtonit ishte në pikëpyetje edhe në momentin e nënshkrimit”.

Se ish Jugosllavia ishte pararendëse e “Mini Shengenit” tregon historiku i raporteve ekonomike Shqipëri –Jugosllavi. Kur në periudhën 1945-1948 Shqipëria do e fuste veten në varësi të plotë ekonomike të Jugosllavisë.

Këtë do kuptojmë nga disa shkoqitje, Dosja, nr. B/ I-8, që mban titullin: Relacionet mbi marrëdhëniet midis dy vendeve, nr. rendor 167, viti 1948. Në këtë dokument përshkruhet bashkëpunimi shqiptaro-jugosllav në lëmin ekonomik, përmes të cilit bashkëpunim Shqipëria, në periudhën 1945-1948, pothuajse e kishte rrezikuar humbjen e pavarësisë dhe të sovranitetit të saj shtetëror…,këtu ishte përfshirë edhe lëvizja e lirë në të dy anët e kufirit.

Traktati i parë do jetë i nënshkruar në Beograd më 20.II.1945, traktat i cili qe pikënisja e një bashkëpunimi më të ngushtë dhe më të organizuar ndërmjet dy vendeve. Ky traktat përmban suprimimin e kufijve doganorë, që shkëmbimi i mallrave ndërmjet dy vendeve të bëhet pa pengesa… Kështu Shqipëria ishte bërë një satelit i Beogradit, një situatë politike që përfundoi më 1948.

Jugosllavia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme miqësie me Bullgarinë dhe Marshalli Tito dhe Georgi Dimitrov folën për plane për të themeluar një federatë Ballkanike që duhej të përfshinte Shqipërinë, Jugosllavinë dhe Bullgarinë.

Qeveria e Jugosllavisë dukshëm i shikonte investimet në Shqipëri, si investimet për të ardhmen e vetë Jugosllavisë. Pasi hodhën poshtë marrëveshjen e Mukjes më 1943 nën presionin e jugosllavëve, komunistët e Shqipërisë pranin të rikthejnë Kosovën te Jugosllavia pas luftës.

Dhe tani, historia përsëritet, Kryeministri Shqiptar Edi Rama me lehtësi do përqafoj “Mini Shengenin” e vitit 2000. Pothauj me të njëjtat kondita, tani të njohura, me të mëparshmen që ishin  pajtuar që Kosova të mbetej nën Jugosllavi pas luftës dhe në këtë të tashmen, pajtimi që për Kosovën, jo se vetëm nuk u kërkua njohja nga Serbia dhe largimi nga preambula e Kushtetutës serbe, po edhe pajtimi të copëtimit të Kosovës. Boshti Beograd-Prishtinë-Tiranë po funksiononte. Kryeministri Rama do bëjë edhe akuza ndaj Kosovës dhe lidershipit Kosovar. Së fundi injorimi i u.d Presidentes znj.Vjosa Osmani që ndodhi në Parlamentin Shqiptar.

Mbetet për të kuptuar përse z.Rama ka mbështetje nga qarqet në Beograd. Konstatimet e analitikëve politik, lidhur me zgjedhjet e prillit në Shqipëri, se a mund të ketë fatin e njëjtë ky sikur M.Gjukanoviq “… kjo është vështirë të ndodhë me Ramën” dhe më tej “… si qëndrojnë punët Edi Rama pa asnjë problem do fitoj zgjedhjet. Habi e madhe do të ishte që Rama të humbi zgjedhjet. Duhet thënë se ai në Shqipëri nuk një alternative tjetër që do e cenonte, lideri i opozitës Lulëzim Basha nuk është mjaft i pjekur për të marrë detyrën që synon”

Po çfarë është opinion nga analitikët në Beograd rreth Kosovës.

 “Atë që mund të themi është se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit do fitoj bindshëm, që nënkupton se z.Kurti do jetë kryeministër. Nga ai dhe qeveria e tije nuk duhet pritur asgjë konstruktive”

Serbia jo vetëm së në raport me perëndimin luante në politikën e jashtme në dy binarë, Beograd – SHBA - BE dhe ai Beograd – Rusi ,ajo këtë e bënë edhe në raport me  rajonin. Presidenti serb me marrjen e armatimit nga Rusia dhe kërcënimeve me luftë, këtë e bënë për konsum të brendshëm, të ushqej krahun ekstrem dhe qytetarët e sajë se ja ne jemi fuqia më e madhe ushtarake në rajon dhe se Kosovën do e rikthejmë, kjo krejt ngase kjo akoma gëlltitet nga populli serb, dhe e gjithë kjo që të mbaj pozitën ku është. Dhe vetë Vuçiq e din se një luftë do ishte aventurë e rrezikshme për Serbinë.  Kosova tani është në rrethana dhe kohë tjetër. Serbia tani do synon që me “Mini Shengenin” të pushtoj shtetet shqiptare në planin ekonomik dhe t'i vendos në varshmëri të plotë.

Dhe mund të shtrohet pyetja, se a do të jetë ndarë  BE në tre pjesë, në anëtaret e vjetra, vendet me iniciativë dhe vendet e vendet “Mini Shengen”,kur kihen këto parasysh sikur kemi një puthitje me planet. Vendet  nga “Mini Shengen” do lidheshin përmes linjës së vaçant me BE.

Do presim dhe shohim se Administrata e re të SHBA me Presidentin Biden a do të lejoj apo si do manifestoj ndaj luftës “kundër ndikimit malinj rus”, si emërtim që i bëhet nga ta.

Opinioni serb është se Brukseli po mbështet shqiptarët me iniciativën për shembjen e Marrëveshjes së Uashingtonit. Znj. Fon Kramon “Marrëveshja e Uashingtonit, përmban dhe disa pika që janë mjaftë problematike, në veçanti pranimi nga palët për Jerusalemin si kryeqendër”

Deklarata e z.Lajçak se “Gjithçka që është e pranuar për Serbinë do të jetë e pranuar për vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën,” dhe për habi nuk kemi asnjë reagim nga BE? Si është e mundur që edhe pararendësja e tij znj.Frederica Mogherini ishte e pozicionuar në krahun e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Si erdhi kjo që z.Lajçak të emërohej ndërmjetës për bisedimet Kosovë – Serbi.

Mes kërcënimeve të njëpasnjëshme që vinë nga Serbia, si ky i fundit nga Presidentit Vuçiq se “Nëse Kosova do tentonte të anëtarësohej në cilëndo organizatë ndërkombëtare, do e presin shumë befasi, dhe ata din fortë mirë se unë nuk gënjej” dhe shton “Unë nuk u drejtohem vetëm atyre, po dhe mentorëve të tyre”. Dhe mëtej, si shumë hera tjera, BE e nemitur pa asnjë reagim!

Atëherë pse të mos shtrohet pyetja:  Quo vadis, Kontinenti Vjetër?

Jemi më në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit dhe të urojmë që këto të jenë të qeta dhe të pranuara nga subjektet politike. Nga keto të del një Qeveri që do sillte ndryshimin dhe jo vetëm në planin e brendshëm po dhe atë të jashtëm. Qeveri e cila do jetë më e sfiduara nga të gjitha që ishin, të shpresojmë që do të respektohet meritokracia, në veçanti kjo duhet të jetë për MPJD që ishte, po dhe tani e kollabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat