Marrja peng e presidentit Ibrahim Rugova dhe kërcënimet e Dobrunës

Opinione

Marrja peng e presidentit Ibrahim Rugova dhe kërcënimet e Dobrunës

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 21 janar 2021 Në ora: 18:15
Ibrahim Rugova

Pas arrestit shtëpiak të Presidentit Ibrahim Rugova dhe dërgimit peng në Beograd, në takim me Milosheviqin, në Bazën tonë frekuentuan shumë persona të cilët përkrahnin Presidentin Rugova. Njëri pre tyre ishte edhe Ministri i Bujqësisë, në Qeverinë e Dr.Salih Berishës, Jemin Gjana, i cili më informoi, se po angazhohen në çdo drejtim për të ruajtur personalitetin e presidentit Rugova, nga propagandat e ndyra, të cilat kishin për qëllim largimin e president Rugovës nga skena politike.

Përkrahje më e madhe i vinte presidentit Rugova, nga Salih Berisha. Pas aty mbështetjeve që dëgjova nga Gjana, pata një takim me disa intelektualë të larguar nga Kosova, nga presioni dhe dhuna sistematike e aparatit shtetërorë, serb në Bicaj afër Kukësit.

Në takim më përcillte edhe Prefekti i Kukësit, me të cilin kishim bashkëpunim të shkëlqyer dhe isha në zyrën e tij për të ndarë informacione. Gjatë tërë kohës së bisedimeve, prefekti më bëri të ditur se një veturë Nivë e bardhë, qëndronte disa metra larg lokalit në të cilën ndodheshin pjesëtarët e SHIK-ut, duke na vëzhguar! Pas më shumë se dy orë e gjysmë bisedime, u larguam për t’u kthyer në Kukës dhe Kolsh.

Gjatë kthimit para Repartit të Divizionit të Kukësit, na ndalën Policia Ushtarake me uniformë dhe emblema të UÇK-së. Dola jashtë dhe një epror nga oborri i repartit duke bërë me dorë ju tha ma sillni këtu! S´kisha ide se çfarë po ndodhte, por e vërejta se diçka s´është në rregull. E hapën portën dhe hyra brenda, u përshëndetëm ushtarakisht duke u prezantuar ai si Dobruna dhe unë Nazif Ramabaja.

Më ftoi të shkojmë në objekt se ka diçka për të biseduar me mua. Unë, shpejtë ia ktheva, fol çfarë ke për të biseduar se s’ kamë kohë, më presin ushtarët në QSUK-së, për realizimin e detyrave të planifikuara taktiko-teknike! Ai zotëri Dobruna, (nuk është fjala për Sokol Dobrunën) më pyeti se kush jam dhe ç´bëj në Kolsh! I thash pyete komandantin tënd, Kudusi Lame, ai di për mua dhe aktivitetin tim, sepse isha në zyrën e tij dy herë, për të biseduar për këto çështje ai më njeh mirë.

Çështja u tensionua, pas insistimit të tij që patjetër të shkojmë lartë në objekt. Në ato qaste ushtarët e të dyja palëve ishin në gjendje gatishmërie me armë, ndërsa prefekti e shante Dobrunën duke i thënë:

”More shkërdhatë liroje komandantin se po i ndodhi diçka kam për ta ngritur në ajër tërë repartin”! Unë u nisa nga porta për të dalur jashtë. Atëherë ai Dobruna më tha:” mirë ne do të shihemi dhe takohemi prapë”.

U përshëndetëm duke ma dhënë dorën dhe me tjetrën dorë mi rrahu supet, kur të duash i thashë, e tani di se ku qëndroj me njësitet e mia, në QUSK-së Klosh.

LE TË PËRGJIGJET HAFIR HOXHA???

Pyetje për Hafir Hoxhën;

Kush ishin ata policët ushtarak të UÇK-së, pasi ti ishe komandant i Policisë Ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, dhe përgjegjësi kryesorë për veprimet e tyre, a ishin në kuadër të Batalionit tuaj, apo ishin kamufluar me uniformë të UÇK-së, kërkoj sqarim në lidhje me këtë çështje.

Nga ai takim mund të dilte ndonjë incident, me pasoja të pa parashikueshme por me zgjuarsinë dhe refuzimin tim si ushtarak i karrierës, për të mos shkuar në objekt, i shpëtuam të keqes. Edhe qëndrimi i prefektit i cili ishte i mllefosur dhe shante pa ndërpre atë oficer të ushtrisë Shqiptare, pra Dobrunën, dhe tentimit të tij për të më arrestuar, rezultoi në evitimin e rrezikut të mundshëm./ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat