Joe Biden për Kosovën shpëtimtar

Opinione

Joe Biden për Kosovën shpëtimtar

Nga: Rexhep Torte Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:59
Rexhep Torte

Çdo zgjdhje në dialogun Kosovë-Serbi në dëm të Kosovës, është fitil i ndezur për një luftë të re ku Serbia do ta pësojë më së keqi.

Shpresë për zgjidhje reale dhe të drejtë në dialogun Kosovë-Serbi, është vetëm Joe Biden, Presidenti i porsaemëruar i SHBA-ve, personalitet me virtyte të larta morale dhe njerëzore, dhe njohës i shkëlqyer i Kosovës.

International Crisis Group - Grupi Ndërkombëtar i Krizave, më 25 janar 2021 shpalli Raportin e titulluar “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi”, duke theksuar tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas International Crisis Group, këto tri mundësi janë: Njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serbët e Kosovës dhe autonomia për shqiptarët në Serbi, , si edhe shkëmbimi i territoreve.

Sipas International Crisis Group, “ Të dy vendet duhet sa më parë të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur zgjidhje pa dëmtuar asnjë vend”.

Tri mundësitë e sipërtheksuara për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë bazohen vetëm në opsionin e arritjes së një kompromisi, opsion që tashmë dy vite po e përsëritën Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, e që me sa duket çuditërisht e ka pranuar si të mirëqenë edhe International Crisis Group.

Unë nuk dyshoj në njohuritë dhe profesionalizmin e International Crisis Geoup, por jam më se i sigurtë se ndaj Kosovës po bëhen mëkate dhe shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare si edhe të moralit dhe karakterit njerëzor.

Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve të derdhur për të mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë nga serbët gjakpirës dhe okupues.

International Crisis Group thotë se, “ Të dy vendet duhet sa më parë të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur zgjidhje pa dëmtuar asnjë vend”.

Sipas International Crisis Group, kjo don të thotë që Serbia edhe pse kreu agresion gjenocidal e vrasës në Kosovë, na duheshka të shpëblehet mbi bazën e gjetjes së zgjidhjes pa dëmtuar asnjë vend.

Shikuar nga të gjitha këndvështrimet dhe normat e demokracisë njerëzore nuk ka asnjë mbështetje logjike që Serbia agresore gjenocidale e vrasëse e dëshmuar të shpërblehet me arrijtjen e një kompromisi në dëm të Kosovës.

Nuk ka asnjë mbështetje logjike fakti që për 5 përqind të serbëve ardhacakë dhe okupues në Kosovë të kërkohet autonomi nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Nuk ka asnjë mbështetje logjike që shqiptrët që jetojnë në Serbi të konsiderohen sikurse serbët që jetojnë në Kosovë, sepse shqiptarët që jetojnë në Serbi jetojnë në trojet e tyre stërgjyshërore që i ka okupuar Serbia.

Nuk ka asnjë mbështetje logjike as shkembimi i territoreve mes Kosovës dhe serbisë, sepse Serbia ishte okupatore e Kosovës dhe i kishte okupuar territoret shqiptare, dhe se u dëbua nga Kosova me ndihmën e bombardimeve 78 ditore të avionëve NATO-s dhe me luftimet e ushtarëve të UÇK-së, me çka u ndërpre gjenocidi i Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm që jetonin në trojet e veta.

Nuk ka asnjë mbështtje logjikë që për një grusht të serbëve ardhacakë dhe okupues në Kosovë të kërkohet autonomi, kur më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar ka mbetur në Greqi, Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi, dhe sot Shqipëria shteti amë i shqiptarëve duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët dhe se me shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta dhe me bshkëkombasit shqiptarë.

Serbia siç e kishte okupuar Kosovën, e ka okupuar edhe Vojvodinën, ku është duke u munduar që ta ndryshojë përbërjen demografike në dëm të hungarezëve autoktonë.

Serbia siç e kishte okupuar Kosovën, e ka okupuar edhe Sanxhakun, që ishte tokë shqiptare, por që Serbia me të gjitha mënyrat mundohet ta ndryshojë përbërjen demografike në dëm të shqiptarëve. Ekzistojnë shumë fise shqiptare që jetojnë në Kosovë, ndësa pjesa tjetër e tyre jeton në Sanxhak, dhe për këtë ka fakte të gjalla.

Serbia ka probleme të mëdha edhe me natalitetin e ulët, kështu që 15 vitet e fundit nëpërmjet zyrave ndërmjetësuese të avokatëve është duke blerë në Shqipëri femra shqiptare për ta rritur natalitetin e serbëve.

Serbisë po t’ia heqim hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshëves dhe romët, puro serbë të pastër mbesin shumë pak.

O Interntional Crisis Group, Serbia për krimet e kryera në Kosovë duhet të ndëshkohet, të disiplinohet, të reformohet, dhe jo të favorizohet me dialog kompromisi në dëm të Kosovës , duke i përdorur mish për top Kosovën dhe shqiptarët fisnikë dhe paqedashës.

Për shqiptarët arrijtja e një kompromisi me Serbinë don të thotë favorizim i padrejtë i Serbisë agresore gjenocidale dhe vrasëse, kundrejt Kosovës viktimë shekullore e Serbisë.

O International Crisis Group, Ju e dini fort mirë se Serbia në fund shekullin e 20-të kreu trti agresione gjenocidale e vrasëse në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, ku u vranë, masakruan dhe u dhunuan dhe u dëbuan dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm.

Në agresionin gjenocidal e vrasës që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99 u vranë dhe u masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ushtarët, paramilitiarët dhe policët e Serbisë në Kosovë kryen 400 masakra të regjistruara ndaj shqiptarëve të pafajshëm, dhe mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar i transportuan nga Kosova në Serbi duke i varrosur në varreza masive ose duke i djegur ne mënyrën më mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur gjurmët e këtyre krimeve kanibaliste.

Ivica Daçiq në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët e vrarë dhe të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Aleksandër Vuçiq, predidenti i Serbisë dhe Ivica Daçiq, aktualisht kryetar i Parlamentit të Serbisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe për çudi Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë nuk po i arreston, sië është duke i arrestuar komandantët e UÇK-ësë në Kosovë.

Serbia kohëve të fundit është duke ndërtuar koloni me shtëpi të reja e të mobiluara në Veriun e Kosovës ku është duke vendosur kolonë serbë të cilët kurrë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë, dhe as Ju, e askush prej ndërkomëbtarëve nuk reagon ndaj këtij kolonializimi të Veriut të Kosovës.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë në mënyrëm më shtazarake dhunuan 20 mijë femra shqiptare në Kosovë.

Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1650 shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia e bëri sjkrum e hi Kosovën duke i detyruar më shumë se 1 milion shqiptrë të pafajshëm të marrin rrugën eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Serbia për të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve as nuk e ka parë të arsyeshme të paktën të kërkojë falje publike, por në çdo mënyrë mundohet t’i mbulojë këto krime.

Në Serbi nuk është themeluar Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, dhe kriminelët serbë sot e kësaj ditë jetojnë e shëtisin lirshëm në Serbi.

O International Crisis Group, për t’i patiur më tqë qarta krimet e Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99 pu ju dërgoj vetëm disa copëza trishtuese nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara në Koasovë gjatë luftës 1998/99” i autores kosovare Luljeta Selimi.

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

O International Crisis Group, pa marrë parasysh se kush jeni, nga cilat vende jeni, vendoseni dorën në zemrën T’uaj, dhe mendoni si do të vepronit ndaj Serbisë po qe se Serbia kryente kësi krimesh ndaj familjes T’uaj, popullit T’uaj dhe shtetit T’uaj ?!

O International Crisis Group, serbët në Ballkan janë ardhacakë të shekullit të 6-të nga Kaukazi dhe Rusia e largët.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan sollën vetëm egërsi, vrasje masakra dhe dëbime të populllatës vendase, e më së shumtitë shqiptarëve që kanë hjetuar gjer përtej Nisihi, për çka ekzistojnë tapi në arkivat e Stambollit.

Nuk ekziston asnjë periudhë kohore që serbët të mos kenë shkatuar luftëra të përgjakshme për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Në këtë mënyrë serbët e kanë okupuar edhe Kosovën. Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës së të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, më parë kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të cilat serbët i kanë okupuar, ndryshuar dhe përvetësuar, për çka ekzistojnë fakte historike.

Serbët nuk kanë as identitet, as gjuhë dhe as kulturë njerëzore, dhe shtetin dhe historinë e tyre e kanë ndërtuar mbi mitologji dhe gënjeshtra.

Për këtë më së miri flet kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite që figurojnë në këtë hartë, ndërsa serbët sot lëvdohen me luftën e Kosovës në vitin 1389, gje që nuk korespondon me të vërtetën.

Nuk ekziston as edhe një pëllëmbë tokë e huaj që të jetë pushtuar nga shqiptarët.

Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan, me identitet, gjuhë e kulturë më të pastër, dhe se shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

O International Crisis Group, ja edhe një fakt tronditës të pamohueshëm për masakrat dhe krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

O International Crisis Group, pa marrë parasysh kush jeni dhe nga cilat vende jeni, vendoseni sërish dorën në zemrën T’uaj, dhe mendoni si do të vepronit nëse Serbia kryente kësi krimesh ndaj familjes T’uaj, ndaj popullit T’uaj dhe ndaj shtetit T’uaj ?!

Shqiptarët edhe pse janë populli më autokton dhe më paqedashës në Ballkan, janë populli më i persekutuar dhe më i coptuar në Ballkan.

Për t’i kënaqur orekset hegjemoniste të Serbisë, në Kongresin e Berlinit më 1878, në Konferencën Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar kanë mbetur jashtë shtetit amë Shqipërisë.

Sot Shqipëria duket si një mollë e kafshuar nga të gjitha anët, dhe se Shqipëria, shteti amë i shqiptarëve me pese shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta dhe me popullin e vet shqiptar.

Serbia edhe sot po i kërcënohet me luftë Kosovës, por harron se sot në Ballkan jetojnë 6 milionë shqiptarë, të cilët në rast rreziku do t’ia japin përgjigjen e merituar Serbisë kriminale.

Serbia harron se Ballkani tashmë është gati i tëri në NATO, dhe se Serbia më nuk mund t’i realizojë aspiratat e saj hegjemoniste duke okupuar trojë dhe popuj tjerë.

Serbia përpiqet ta mashtrojë botën duke ndenjur në dy karige, në njerën me Perëndimin dhe në tjetrën me Rusinë dhe Kinën, ndërsa shqiptarët janë kombi i dëshmuar më besnik ndaj SHBA-ve dhe BE-së.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat