"Intervistë me Isa Mustafën"

Opinione

"Intervistë me Isa Mustafën"

Nga: Kimete Berisha Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Kimete Berisha

Çka është jeta, Isë?

- Fluskë sapuni (bën edhe fluskë shamponi, nëse s'të ka qëllu sapuni)

Çka është dashuria?

- Eh, dashuria është luks, është festë që nuk e festojnë myslimanët (dhe mirë ia bëjnë).

Çka është qesharake?

- Nëse Rrahman Morina do të ringjallej në trupin tim e unë të bëhesha dem.

Se demat pastaj, sipas Oshos 'hanë mëngjes-bëjnë seks, hanë drekë-bëjnë seks, hanë darkë-bëjnë seks'.

Ky mallkim në ringjallje i gjen të gjithē ata që në këtë jetë e kanë përbuzur seksin.

Ç'është budallallëku?

- Ta duash atë që e ke. Nuk bën të humbim energji dashurie në gjërat që i kemi.

Çka është prehri?

- Vend prej tuli ku (nëse të lejon bartësi i prehrit në fjalë) mund të ulesh të pushosh!

Sa lloje të prehrave i kemi?

- Prehri i majtë, i djathtë dhe prehri i qendrës.

Çka është miku?

- Mik është ai me të cilin i ndërron teshat, si unë e Avdullahu që shpesh ia huazojmë njëri-tjetrit setrat. Ai mua më ka idol e unë e kam shok.

Çfarë ia prish burrit seriozitetin?

- Kënaqësia dhe qeshja.

A ka diçka më të rëndë se fjala?

- Po, krejt janë më të rënda se fjala.

Çka është tradhtia?

- Tradhtia është veprim që bëhet pa dijeninë dhe dëshirën e personit të tradhtuar.

A ka fund LDK-ja?

- Fundin e botës dhe të LDK-së e di veç Zoti.

Çka ke pasur dëshirë të bëhesh kur ke qenë i ri?

- Komedian.

A e ke shitur këpuca në Vranjevc?

- Jo, është dezinformatë kjo, unë kurrë s'kam shitur këpuca, në jetën time kam shitur veç çizmice!

Çka ke të përbashkët me Hashim

Thaçin?

- Shenjën e horoskopit (Dem).

Me Vjosën?

- Shenjën e horoskopit.

Me Albin Kurtin?

- Kombësinë.

Me Enver Hoxhajn?

- Në një moment të caktuar të dy kemi qenë kundër luftës.

Çka është bashkimin kombëtar?

- Momentalisht është iluzion i Ramushit.

Kush do t'i humb zgjedhjet!

- Fituesi.

P.S. Shyqyr që nuk mbahen zgjedhjet më 20

shkurt, se deri atëherë LDK do të binte në 7 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat