Këndi i diplomacisë shqiptare

Opinione

Këndi i diplomacisë shqiptare

Nga: Skënder Karaçica Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:34
Skënder Karaçica

Presidenti Ilir Meta dhe Bujar Osmani asnjë fjalë për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri dhe në takimin e sotëm me presidentin shqiptar Ilir Meta, që, sipas kumtesës nga kabineti i Tiranës zyrtare, thuhet se u bisedua për integrimet e këtij shteti në organizatat ndërkombëtare dhe në BE për të sjellë paqe në rajonin e Ballkanit.

Është bërë praktikë jo e mirë nga institucionet e shtetit shqiptar dhe Tirana zyrtare,që sa herë ka takime diplomatike me përfaqësuesit e shteteve fqinje në rajonit Ballkanit, ata në asnjë rast nuk kanë në agjendë të flasin për çështjen shqiptare në hapësirën etnike dhe të ndarë në shtete e kufij të orëve të skenarëve të padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar.

Pse në këto takime dhe agjendën zyrtare të Tiranës ,sikundër kjo e sotmja në takimin e Ilir Metës me diplomatin e urtë shqiptar Bujar Osmani, nuk u tha asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në shtetin multietnik të Maqedonisë së Veriut, kur e kur, shqiptarët sipas Kushtetutës janë në pozitën e pakicës kombëtare dhe jo shtet-formues, ndërsa gjuha shqipe nuk është zyrtare(!) në këtë shtet me një të ardhme të brishtë.

Duhet theksuar se diplomati i urtë shqiptar i këtij shteti,Bujar Osmani,prej se është në korpusin politik të BDI-së në institucionet e shtetit përmes koalicionit,nuk flasin asnjë fjalë për çështjen shqiptare në këtë shtet, por ia mësyjnë të kontribuojnë në “politika e mëdha” (!) duke e lënë çështjen shqiptare në margjinat e kohës...!

Kush ua ka ndaluar zyrtarëve të shtetit shqiptar në Tiranë dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,që mos të flasin asnjë fjalë për çështjen shqiptare në takimet ndërkombëtare dhe në takimet e këtij niveli në rajonin ballkanik?

Jo çështja shqiptare në Ballkan nën ombrellën e heshtjes diplomatike dhe politike para faktorëve ndërkombëtare dhe në relacionet e takimeve me përfaqësuesit e shteteve të rajonit, ku jetojnë të ndarë shqiptarët në hapësirën e vet etnike...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat