Një ditë pas zgjedhjeve

Opinione

Një ditë pas zgjedhjeve

Nga: Dib ran Demaku Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:38
Dibran Demaku

Për secilin që në një mënyrë apo një tjetër merret me rrjedhat politike në Kosovë ishte tashmë e qartë se Lëvizja Vetëvendosje do të dilte si partia e parë. Sepse nuk kishte si të ndodhte ndryshe.Keqqeverisja mbi njëzetë vjeçare e solli gjendjen deri aty ku më pilafi nuk mbante ujë. Për keqqeverisjen mbi njëzetë vjeçare mbase një faj e bartë edhe Kushtetuta e Kosovës, që nuk ka caktuar afat kohor për ata që merren me politikë.

Të themi si Kushtetuta amerikane e cila ka përcaktuar qartë se një individ mund të jetë president i amerikës vetëm në dy mandate.

Këtë do të duhej që ta përcaktonte edhe Kushtetuta e Kosovës për të gjithë ata që merren me politikë: në dy pozitat kyqe të pushtetit, në atë të presidentit dhe të kryeministrit të vendit të kishin të drejtë të zgjidheshin vetëm në dy mandate dhe pastaj të ose të shkonin në pension ose të merreshin me punë të tjera jashtë politikës. Dhe me kushtetutë do të duhej ndaluar që të njejtit të ushtronin të ushtronin herë postin e presidentit e herë të kryeministrit!

Qëndrimi i gjatë në pushtet (mbi njëzetë vjeçar) të bën të mos i dëgjosh të tjerët,të bën të mos i shohësh të tjerët, por vetëm vetën tënde.

E njejta gjë ndodhë edhe me kryetarët e partive të cilët nga qëndrimi i gjatë në krye të partisë bëhen imun ndaj kritikëve,bëhen sikur janë të gjithëdijshëm dhe të papërseritshėm?

Në partitë politike shqiptare tash e mbi njëzetë vjetë qëndrojnë në krye të tyre të njejtit liderë, dhe nuk duan të dijnë për dorëheqje edhe atëherë kur partitë e tyre pësojnë fiasko në zgjedhje?

Në zgjedhjet e fundit dolën tri parti humbëse dhe liderët e tyre duhet të reflektojnë.Këto tri parti:Lidhja demokratike e Kosovës; Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma do të duhej të liroheshin nga liderët aktualë-Mustafa, Haradinaj dhe Limaj.

Këta tre liderë partiakë duhet të reflektojnë dhe të japin dorëheqje nga liderizmi në partitë e tyre?

(Në ndërkohë lideri i Lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa paska dhënë dorëheqje!Një gjest të tillë duhet ta bëjnë edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.

Sa më shpejtë që kėta liderë ta kuptojnë se janë konsumuar politikisht dhe nuk kanë më as ide dhe as programe për ringritjen e partive të tyre!Të ikën kjo gardë e vjetër e politikës së për të mirën e vetë këtyre partive dhe të vendit.

Dhe së bashku me liderët e partive humbësve të zgjedhjeve të fundit duhet të ikin nga politika edhe komplet kryesitë e këtyre partive.

Pas ikjes së atyre që nga qëndrimi i gjatë në karriget e buta të pushtetit,të cilëve u janë trashur qafët dhe u janë fryrë barqet,duhet që në vend të tyre të vijnë të rinjë me ide dhe me kreativitete të reja!

Nëse këto parti politike nuk lirohen nga këta liderë të konsumuar mund të ju ndodhë më e keqja-që dalë nga dalë të shuhen!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat