Këshilla e mirë, ta shpëton qeverinë!

Opinione

Këshilla e mirë, ta shpëton qeverinë!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Zejnullah Jakupi

Ka disa letra që ja kam dërguar Albin Kurtit në ´Messenger´. Dy para fitores së 14 shkurtit. Tani këtë letër nuk do t´ja dërgoj sepse me ato dy letrat e më parshme besoj se e ka kuptuar mesazhin, dashamirësinë time. Nuk kam marrë përgjigje. Edhe dje kur e pashë fotografinë e Albin Kurit me ambasadorin amerikan Philip S. Kosnett e kuptova, më kapi një lloj droje se mos Albini po e përsërit ndonjë gabim nga fitorja e vitit 2019. (Prite punën pa u bë se kur të bëhet atëherë mos bë zë!).

Dje kishte komente në shtypin gjerman. E quanin si nacionalist të majtë. (Shteti liberal në Gjermani në vitet 60-ta ose Gjermania Federale dhe ai i DDR -it,Republika Demokratike e Gjermanisë- e kishin burgosur edhe filozofin e shekullit Michel Foucault). Edhe atëherë para një viti e dija se çdo kryeministër dhe çdo qeveri ka nevojë për këshilltarë të mirë. Unë akoma vazhdoj të besoj se qeveria LVV-LDK ka rën pikërisht se Albinit i mungoi këshilla-këshilltarja ose këshilltari, qoftë ai ndëkombëtar ose vendor. Çfarë këshilltari i duhet Albin Kurtit? Para se t´i jap këtu specifikat e këtij këshilltari besoj se Vjosa Osmani është një eksperte, këshilltare e mirë në këtë drejtim dhe Albin Kurti do të duhej të konsulltohet me të.

Një këshilltar/këshilltare i,e mirë që i nevoitet Albin Kurtit duhet të posedojë njohuri të mira në ekonominë dhe shkencat politike, në filozofi, në shkencat e komunikimit, po ashtu të njohë të kaluarën komuniste në ish- shtetet e Lindjes, por gjithashtu t´i njoh dallimet ideologjike, sistemet Evroperendimore dhe natyrisht edhe të ketë njohuri për sistemet kapitaliste perëndimore dhe të ketë jetuar dhe të jetë mishëruar me këto sisteme, se si funksionon shteti dhe ekonomia në këto shtete.

Një këshilltar nga Kosova pa këtë bagazh nuk mund ta kuptojë sa duhet realitetin, politikën ndërkombëtare, diplomacinë, pra nuk mund ta kuptojë sa duhet as ambasadën amerikane por as nuk mund t´i kuptojë kërkesat e shteteve të Quintit, të SHBA-së dhe atyre të BE-së.

Kur e pashë foton e Albinit me ambasadorin Kosnett në vitin 2019 kisha shpresë, isha i entuziazmuar. Tani, jam pak më skeptik, për shkak të zhgënjimit para një viti. Albini nuk ka nevojë ta mbrojë linjën e tij të socialdemokracisë kur bisedon me diplomatë të huaj, veçmas me SHBA-të, sepse miku ynë më i madh është fund e krye kundër orientimit social-demokrat. SHBA është për privazitim të ndëmarrjeve dhe jo mbajtjen e tyre si aset kombëtar të pa privatizuara, ndërmarrje shoqërore të cila në këtë formë ndoshta mendojmë se e mbajmë pasurinë brenda vendit. Pse po përmendi këtë fakt?Me kujtohen protestat nga viti 2011 dhe 2012 kundër privatizimit të PTK-së, kur Madeleine Albright ish-sekretares së Shtetit me firmën “Albright Capital Management LLC”, kur referohej se si ajo ishte ish-aksionare në Ipko, nuk dihej pastaj se cila fitoi, çfarë ndodhi? Në PTK ka patur shumë skandale dhe më duket PTK-ja, ashtu si portretizohet në media, është buzë falimentimit, mund të jetë ndryshe.

Privatizimi i PTK-së akoma nuk është zgjidhur, ajo është një nga sfidat më të mëdha e më të vështira. I tillë mbetet edhe procesi i privatizimit, i cili, siç dihet, ka nisur pas vitit 2000, e që në jo pak raste është shoqëruar me diskutime e debate të forta mes faktorit ndërkombëtar, politik dhe ekonomik brenda vendit dhe duhet shtuar se gjithë ato vite kundërshtohej nga LVV. E njejta vlenë edhe për dialogun me Serbinë, angazhimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë në kuadër të NATO-së dhe asetin e Trepçës. E njëjta vlenë edhe me çështjet që kanë të bëjnë me stabilitetin politik në vend – bashkëpunumin me opozitën, me minoritetet dhe formimin e një qeverie stabile.

Prandaj, pa një akordim me SHBA-të mossuksesi i çdo qeverie ose dështimi i saj është i sigurtë. Pra, na duhet një këshillim permanent me SHBA-në, me Gjermaninë etj, ato duhet të pyeten për çdo veprim të ndieshëm politik dhe vendimet të mos merren pa një këshillim me mikun tonë numër një, me SHBA-në dhe më pas BE-në. Mbase tani në fitoren e LVV ka hise Lista e Vjosës, i bie që Albin Kurti nuk do të tradhtojë elektoratin për të pranuar çdo negociatë dhe ofertë të ecjes përpara. Nëse ju beson SHBA-ve, vlerave të saj, tregut të ekonomisë, i cili sjell investime dhe punësim, nuk je gabim, nëse je natyrisht në linjë me një ekonomi liberale e më pak neoliberale, që i bie më shumë se ajo në SHBA, e më pak se ajo në Gjermani, në Angli e shtete tjera, por duhet të veprosh e të mos e thuash hapur. Natyrisht dy drejtimet nuk i tangojnë suazat e shtetit ligjor. Kosovarët, gjithsesi nuk janë në shpirtë social-demokrat, por janë më shumë ndërmarrës, kapitalistë të vegjël dhe të mesëm, por natyrisht nuk jemi pa të, vetëm se duhet të këshillohemi se sa larg na lejojnë të shkojmë me shtetin social, sa na lejohet ose deri ku na lejohet dhe që mund të lëvizim, pa kaluar të kuqen.

Gjithashtu e kam një kritikë ndaj ekspertëve tanë gjithandej qoftë edhe ndaj një politikani kosovar i cili ka doktoruar në Gjermani, në Angli ose në SHBA dhe i besohet posti i ministrit. Duhet ta dijmë se ai ose ajo kurrë nuk mund të dije më shumë se sa ekspertët nga SHBA nga Gjermania etj. Se nuk mund të dijmë se sa administrata dhe qeveria e saj në total. Sepse, Amerika ëshë e madhe, e pasur dhe është gjithmonë para nesh, në çdo aspekt. Ne mund të mësojmë dhe nuk duhet të lidhemi në shkurtpamësinë e diskurseve tona lokaliste. Ato janë shumë të kufizuara dhe shpesh të improvizuara.

Këshilltarët e Albinit duhet të nuhasin çdo sinjal, çdo këshillë ta marrin si të mirëqenë e cila vjen nga ambasada ose nga administrata amerikane. Duhet vërtetë të bashkëpunohet si nxënësi me mësuesin, pa përjashtime. Nuk kemi nevojë të turpërohemi as të krenohemi, sepse ne i dijmë forcat tona. Nuk kemi as nevojë të zbulojmë teori të reja mbi tregun, zhvillimin ekonomik dhe as atë demokratik. Të gjitha janë të zbuluara vetëm duhet t´i mësojmë dhe t´i zbatojmë. E kemi edhe Presidentin amerikan Joe Biden në anën tonë.

Dhe së fundmi kjo pikëpamje na bën të gjithëve të besojmë në mundësinë më të madhe në botë. Kosova ashtu si rinia e saj ëndërron, dëshiron të bëjë atë që gjithmonë kemi dashur të bëjmë me miqtë tanë. Kaq për fillim. Në këtë kuptim: Gëzuar 13-Vjetori i Pavarësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat