Kosova dhe euroskepticizmi

Opinione

Kosova dhe euroskepticizmi

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 08:17
Ruzhdi Peçani

Evroskepticizmi, i njohur si EU- skepticizëm, shënon kriticizmin ndaj Bashkimit Evropian dhe euro integrimit. Njëherit mund të shënonte edhe kundërshtimet, po dhe largimin nga BE kjo tani si anti BE-izëm.

Po cilat ishin dhe mund të ishin po dhe tani burimet në të cilat kishte filluar evroskepticizmi, ato ishin idetë se integrimet evropiane dobësojnë në masë sovranitetin dhe shtetin nacional. Se ka dhe dobësim të demokracisë në BE, se në BE ka mjaftë burokraci, po ndikonte në rritjen e migrimit apo dhe vërejtjet se organizatat neoliberale janë ato që po pasurohen në kurriz të tjerëve. Evroskepticizmin e hasim edhe në spektrin e partitë politike, si të djathta dhe ato të majta. Kohëve të fundit kishim forcimin e partive të djathta populiste në Evropë, këto të lidhura shumë me rritjen e  Evroskepticizmin në kontinent.

Evrobarometri i anketës së bërë ndër qytetarët e kishte treguar se besimi në BE dhe institucionet e saja shënonin rënIe gjerë nga fundi i vitit 2007. Nga atëherë qëndron konstant nën 50%. Anketa në 2009 ishte më e ulëta në Lituanuani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari. Referendumi për vazhdimin e antarsisë në BE i mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar në 2016 rezultoi me 51.9% të votuesve për dalje nga BE. Nga 2015, besimi në BE paksa shënon rritje si pasojë e rënies së papunësisë dhe rritjes ekonomike. Evroskepticizmin nuk duhet ngatërruar me anti - evropianizimin. E kundërta e Evroskepticizmit është e njohur si pro-Evropeanizëm apo Unijanizëm Evropian.

Konsiderohet se qëndrojnë disa lloje të ndryshme të mendimit, të cilat dallojnë mes vete në të cilat mbështetësit e integrimeve brenda anëtareve të BE mbajnë mendime kontradiktore për këtë. Aleks Shçerbiak  dhe  Pol Targat kanë përshkruar dy nga to si evroskepticizëm të butë dhe të  atë të fortë.

Sipas këtyre evroskepticizmi (i quajtur edhe si  anti-EU-izëm) paraqet opozitën principiele të BE dhe integrimeve evropiane, kjo mund të shihet edhe në partitë të cilat mendojnë se shtetet e tyre duhet tërhequr nga BE apo edhe ajo se ato kundërshtojnë projektin për integrime evropiane që edhe aktualisht qëndron mendimi.

Po në Kosovë, po të bëhej një anketim çfarë përgjigjesh do merrnim? A jemi ne euroskeptik, si vend që aspiron për integrim në BE? Mendohet se nuk mund të marrim tani një mendim se në çfarë mase, por sikur që nga 2015,mendoj,ka filluar të zë vend euroskepticizmi. Kjo mbështetet në mosdhënien e liberalizimit, qëndrimit “neutral” ndaj shtetësisë së Kosovës, mosnjohjen nga pesë vendet anëtare të BE. Ajo që na kishte bërë edhe  euroskeptik është se në bisedimet me Serbinë mbikëqyren nga zyrtari i lartë për politikë të jashtme z. Borrell që vjen nga Spanja si dhe ndërmjetësuesi i këtyre bisedimeve i caktuar nga BE  Miroslav Lajçak nga Sllovakia. Ishte kjo koincidencë kjo, sigurisht se jo, që të dy nga vendet që nuk kanë njohur sot e kësaj dite pavarësinë e Kosovës. Që nga kjo është nuhatur se diçka nuk po shkon. Dhe kishim të drejtë për dyshimet.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është një nga emrat më të përfolur ditët e fundit në Kosovë. Miroslav Laçak është ndërmjetës i Bashkimit Europian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Më saktë është përfaqësues i shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, zotit Borrell.

Miroslav Lajçak u shfaq këto ditë duke dhënë një intervistë për “European Western Balkans” me një hartë të rajonit pas shpine, në të cilën Kosova shihet të jetë "pjesë e Serbisë"! Ishte rastësi kjo?!  Duket se të dy këta në vend të ndjekin politikat e Komisionit dhe Parlamentit Europian, punojnë sipas agjendës serbe e ruse sa i përket Kosovës, statusit dhe njohjes së shtetësisë së saj. Se Lajçak e përmes këtij edhe Borrell japin mesazhe anti-Kosovë, kjo tashmë është bërë e qartë në intervista e forma të tjera të njohura. Por që përmes kësaj harte  jepej mesazhi se "Kosova nuk mund të ekzistojë as si nocion gjeografik në hartë"

Kujtojmë edhe veprimet e mëhershme të  z.Lajçak se “Gjithëçka që është e pranuar për Serbinë do të jetë e pranuar për vendet e tjera që nuk e kan njohur Kosovën,” dhe për habi nuk kishte asnjë reagim nga BE? Si është e mundur që edhe pararendësja e tij znj.Frederica Mogherini ishte e pozicionuar në krahun e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Si erdhi kjo që z.Lajçak të emërohej ndërmjetës për bisedimet Kosovë – Serbi. Dhe më tej, si shumë hera tjera, BE e nemitur pa asnjë reagim!

Miroslav Lajçak tani duhet të kërkojë ndjesë publike dhe të deklarohet se do të ruajë pa anësinë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë! Në të kundërt, ai duhet bojkotuar!

Analitikë të shumtë vlerësojnë se proceset e integrimeve janë stopuar, gjerësia Ministria e integrimeve evropiane pranon se në procesin e liberalizimit së tepërmi kanë ndikim reflekset interne të BE. Sfida me numrin e madh të refugjatëve dhe frika nga terrorizmi kanë shqetësuar Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër referendumi dhe dalja e Mbretërisë së Bashkuar ka tronditur themelet e këtij institucioni, e cila vlerësohet me ekonominë më të fuqishme në botë. Euroskepticizmi është në rritje, dhe tani zyrtarë të rëndësishëm pranojnë se ky institucion gjendet para shpërbërjes.       

“Se Bashkimi Evropian mund të shembet, po nuk do tregojmë kujdes, BE mund të shpërndahet”, kishte deklaruar parasokohe kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz, në një intervistë të dhënë për " Allgemeine Zeitung". Kështu edhe Ministria për integrime evropiane e Kosovës, do deklaronte se priten pasoja lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, në veçanti tani në fazën e përfundimtare, kur dihet se vendimi është politik.

Ekspertët për marrëdhënie ndërkombëtare, do thonë se këto problem janë publikuar në kohën në të keqe për Kosovën ngase BE ka pushuar tani për tani proçesin e zgjerimit. Sipas një evrobarometri mësohet se shumica e anëtareve brenda BE kundërshtojnë anëtarësimin e Ballkanit  Perëndimor, Turqisë dhe Ukrainës.

Një evrobarometër tregon se sa janë të kënaqur qytetarët me nivelin e jetesës brenda BE. Kështu më të kënaqur tregohen Danezët 97%,pastaj Holandezët dhe Suedezët 96%,Luksemburgasit dhe Finlandezët 94%,kështu më të kënaqurit tregohen Islandezët 99%.Më pak se gjysma e të anketuarve tregohen në Bullgari 38%,Portugali 45%,Rumani 46% dhe Greqi 49% e më pak të kënaqur tregohen në Kroaci dhe Hungari50%,Lituani 56%,Qipro turke 57% dhe Latvi 58%.

Çfarë na bënë që të jemi dhe ne në Kosovë euroskeptik?

Kështu mos dhënia e liberalizimit të vizave dhe mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete anëtare të BE. Procesi i tej zgjatur i bisedimeve me Serbinë me ndërmjetësim e BE, duke e mbajtur një status quo dhe jo pa qëllim që i shkonte në interes Serbisë po dhe BE. Mbështetja e planit për shkëmbim të territoreve, thënë shkurt copitim të territorit të Kosovës dhe qëndrimet e mëhershme me skandalin e fundit të ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak.Të gjitha këto mund të merren edhe si qëndrime dhe sjellje ekuivoke, që njëra do jetë edhe një rritjen e evroskepticizmit. Po ashtu edhe kërkesa për demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i krimit ekonomik dhe korrupsionit të ishte edhe si alibi e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Nga Qeveria e Kosovës dhe qytetarët kërkohet që të punohet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor këtë ta bëjmë për veten tonë jo se dikush na e kërkon. Të mbështetemi fuqishëm në pro amerikanizmin që mbajmë dhe kultivojmë, tani më që SHBA po bënë kthimin e fuqishëm në Ballkanin Perëndimor. Në kyqjen e fuqishme tyre Administratës Amerikane në bisedime dhe ne do i besojmë fuqishëm dhe kjo do na bëjë që edhe evroskepticimi ndër ne të zbehet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat