Partneriteti për Paqe, projekte të përbashkëta lindje-perëndim!

Opinione

Partneriteti për Paqe, projekte të përbashkëta lindje-perëndim!

Nga: Nijazi Halili Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:28
Nijazi Halili

Dy sfidat e mëdha të periudhës së sotme-integrimi i një Gjermanie te bashkuar ne Perëndim dhe marrëdhëniet e Aleancës së Atlantikut me Rusinë e re, nuk mund të trajtohen duke zbatuar fjale për fjale artin e qeverisjes as të Risheljes, as të Uillsonit.

Metoda e Risheljes forconte nacionalizmin e vendeve të veçanta evropiane dhe çon në copëtimin e Evropës, Uillsonianizmi i pa përshtatur do të dobësonte ndjenjën evropiane të identitetit . Përpjekja për të ndërtuar institucionet evropiane mbi bazën e kundërshtive ndaj Shteteve të Bashkuara, me në fund do të rrënonte si unitetin evropian, ashtu edhe kohezionin atlantik. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet t´i tremben forcimit të identitetit evropian brenda NATO-s, sepse është vështire të imagjinohet veprimi autonom ushtarak evropian , në çfarëdo përmase dhe rajon qofte, pa mbështetjen politike dhe logjistike amerikane. Se fundi , nuk është komanda e integruar ajo qe krijon unitetin, por një ndjenje e interesave të përbashkëta politike dhe të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, lidhja e Rusisë me vendet e Atlantikut është e rëndësishme. Ka vend për një institucion që e quan vetën Partneritet për Paqe, me kusht që ai të merrte me misione që të gjithë anëtaret e tij i interpretojnë vërtetët në të njëjtën mënyre. Ka detyra të përbashkëta në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe kulturës. Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSCE) mund t´i jepeshin funksione të gjera për këto qëllime dhe të quhej Partneriteti për Paqe.

Projektet e përbashkëta politike dhe ekonomike do të dominion gjithnjë e më shumë marrëdhëniet lindje -perëndim.

E ardhmja e Aleancës se Atlantikut nuk qëndron në marrëdhëniet Lindje-Perëndim, por në rolin e saj vendimtar për të ndihmuar Amerikën t´i bëjë ballë evolucionit të paparashikueshëm të shekullit njëzetenjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat