A do t’i kërkojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këto territore shqiptare në Serbi?

Opinione

A do t’i kërkojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këto territore shqiptare në Serbi?

Nga: Ragip Mexhuani Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Ragip Mexhuani

Fakte sipas historiografisë serbe të huaj dhe shqiptare. Për shqiptarët që kanë jetuar në Serbi kanë shkruar edhe shumë autorë serbë. Shqiptarët janë quajtur arnaut. Shumica e këtyre autorëve shqiptarë e islamizuar i kanë quajtur turq, për t'i shpërngulur Serbia më lehtë, madje kanë shkruar, shqiptarët kanë bashkëpunuar me turqit prandaj vet kanë ikur. Politikanët dhe intelektualët tanë të paktën këto 21 vjet është dashur ti kërkojnë rregullisht këto territore nga Serbia dhe Fuqitë e Mëdha, pasi që Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janë bërë shtete në trojet e dikurshme shqiptare me ndihmën e të njejtave fuqi të mëdha që janë edhe tash, përjashto SHBA-të dhe Kinën. 

Muhamet Pirraku shkruan: "Para se me u formue këto tri shtete, Shqipëria kishte rreth 120 mijë km2, kurse në Kongresin e Berlinit më 1878, me dhunë ushtarake e diplomatike ballkanike e evropiane u shkëputën nga Shqipëria edhe 24.458 km2. Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër më 1913 e cungoi Shqipërinë në 28.760 km2, kurse 61.510 km2 ua ndau Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Vilajeti i Kosovës në prag të Kongresit të Berlinit kishte 43.872 km2".

Sadulla Brestovci ka shkruar: "Në Beograd edhe më vonë (1833) numrin më të madh të turqve e përbënin arnautët(shqiptarët) dhe boshnjakët. Duke patur edhe përkrahjen e pushtetit turk, Milloshi që në vitet 20 mori masa të gjera edhe në shpërnguljen e shqiptarëve nga të ashtuquajtura 6 nahije, të cilat ishin jashtë kufijve të Serbisë”.

Borivoje Drobnjaković- Etnologija Naroda Jugoslavije, Beograd 1960. "Ballkani ka qenë i populluar nga ilirët. Ilirët kanë jetuar në Shqipëri, në pjesën më të madhe të Jugosllavisë deri në veri të Greqisë, pjesë të Panonisë deri në Vjenë, në një pjesë të veriut dhe të jugut të Gadishullit të Apenineve". 

Enciklopediski Leksikon- Mozaik Znanja Istorija Beograd 1970. Shkruan: "Sllavët (serbët) kanë ardhë në Ballkan në shek.VII. Sllavët(serbët) krishterimin e kanë pranuar prej shek.VII deri në shek.IX. (4-6 shekuj pas shqiptarëve). Dardanët fis ilir kanë jetuar nga Maqedonia P. deri në Serbi-Timok". 

Tatomir Vukanović Naselja u Srbiji u Doba Prvog Srpskog Ustanka 1804-1813, Vranje 1975. 

Shprehet: "Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë, para Kryengritjes së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke(shqiptare). Më 1783, në periferi të Beogradit kanë qenë 6 mijë shtëpi turke(shqiptare) dhe 800 shtëpi serbe. Më 1804-1813 në Beograd kishte 16 varreza turke(shqiptare), 2 serbe, 1 jevreje dhe 1 jevge. Në Beograd shumica e lagjeve i mbanin emrat e nacionaliteteve (arnautëve-shqiptarëve, grekëve, çifutëve, jevgëve). Në Beograd dhe në Serbi kishte shumë xhami. Më 1784 Kraleva kishte 89 shtëpi turke(shqiptare), 11 serbe. Më 1826 Çupria kishte 230 shtëpi turke(shqiptare), pak serbe. Në Serbi kishte edhe shumë vendbanime tjera shumicë turko-shqiptare sesa serbe si Svetozareva, Kragujevci, Krushevci, Pozharevci, Paraqini, Smedereva, Uzhica, Çaçaku, Shabaci,etj". 

SANU Gradska Kultura na Balkanu (XV-XIX VEK),Beograd 1984.

Shkruan:" Në Beograd kishte 51 xhami, kurse në Serbi kishte 304 xhami". 

Milojko Maksimović- Damjan Libri dhe Harta Hronika Kosanice, Kurshumlia 1996. Serbia nga viti 1815-1833 u zgjerua 24mijë km2. Përsëri më 1833 “Serbia u zgjerua 13.510 km2. Në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit Serbia u zgjerua 10.489 km2. Më 1912-13 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Serbia u zgjerua 10.908 km2 (me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Sanxhakun). Para çlirimit të Kurshumlisë Janar 1878 Kurshumlia ishte e pastër shqiptare kishte vetëm 3 serbë". 

Evli Qelebiu (1521-1867) thekson:" në Beograd kishte 270 xhami." 

Feliks Kanic Srbija Zemlja i Stanovniśtvo 2 Beograd 1986.

Shkruan:" Aleksinci, Kryshevci, Çupria që nga viti 1833 i takojnë Serbisë. Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare. Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. Më 1877 Prokuplja kishte 620 familje shqiptare-çerkeze, 36 rome, 325 serbe, 3 hebreje. Deri më 1878 lugina e Toplicës ishte kryesisht me fshatra shqiptare. Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishter". 

Amie Bye thekson: "Më 1834 në Gadishullin Ballkanik kanë jetuar 1.600.000 shqiptarë dhe 900 mijë serbë, kurse grekë ka pasur më pak se shqiptarë". Vladimir Kariq- Srbija Opis Zemlje, Naroda i Države, Beograd 1997. “ Më 1876 në Serbi kishte 1.372.100 ban.” Kurse sipas Elena Kocaqit- Levanti në Serbi kishte rreth 700 mijë shqiptarë(pa 6 nahijet). 

Serbia ardhacake u zgjerua në trojet shqiptare nga 1.288 km2 (Rashka) në 77.474 km2. Serbia ka qenë e banuar me shumicë shqiptare siç kanë qenë Mali i Zi dhe Greqia.

Këto fakte as një politikanë e deputetë shqiptarë dhe as një pseudointelektualë (akademik,historian,publicistë,gazetarë, analistë etj.) nuk ua thanë Fuqive të Mëdha që ju me Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë shumë borxhe u keni shqiptarëve dhe lart duart nga Kosova dhe trojet shqiptare. Tash prap me bisedime doni ta favorizoni Serbinë. Këto 30 vjet politikanë dhe pseudointelektualë më antikombëtarë populli shqiptar kurrë nuk ka pasur. 

Elena Kocaqi- Levanti: “ Serbia e mori Sanxhakun e Beogradit në fillim të shekullit XIX. Kur serbët morën këtë territor filluan të dëbonin shqiptarët myslimanë nga Sanxhaku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë, që po ta kthesh me numrin e sotëm të rritjes së popullsisë, shkon deri te 1 milionë banorë. Beogradi ka pasur një popullsi të madhe shqiptare, e cila mund të përbënte edhe shumicën e popullsisë në atë kohë. Në 1856-n, në marrëveshjen e paqes që u mbajt në Paris, Serbia fitoi të drejtën t’i largonte shqiptarët nga Shumadia dhe Hercegovina. U bë kolonizimi i tokave nga Toplica në Nish. Gjithsej nga ky territor u dëbuan rreth 550.000 shqiptarë, që u zëvendësuan vetëm me 15.000 serbë. Në Shkup të Maqedonisë, rreth 80% e popullsisë ishte shqiptare me 5.000 shtëpi shqiptare, 1.000 familje sllavo-maqedonase dhe 300 serbe. Sot vetëm 40% e popullsisë është shqiptare. Grekë quheshin shqiptarët e ritit ortodoks. Shqiptarët ortodoks u quajtën serbë.

Gjatë dy shekujve të fundit, nga territoret e shtetit serb u dëbuan mbi 2.5 milionë banorë. Po të llogarisim edhe numrin e të vrarëve me atë të dëbuarve, sot mund të bënin një popullsi prej 15 milionë shqiptarë dhe 30 milionë në Ballkan. Ashtu në Turqi numri mund të jetë 10-20 milionë shqiptarë”. Këto fakte nuk ia thanë Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare asnjë intelektual e historian dhe asnjë politikan e deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat