Si të lahet borxhi ndaj prindërve

Opinione

Si të lahet borxhi ndaj prindërve

Nga: Ismail Muqiqi Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Ismail Muqiqi

Dashuria per prindërit është e pa prekshme, e pa vdekshme, e pa mposhtur, e përjetshme. Ky është titulli i librit të publicistit, intelektualit dhe politikologut Mr të Shefki Stubllës. Ky autor tani në moshën 82 vjeqare vendosi të shkruaj për prindërit në moshën e tret duke u mbështetur në një urëti të vjetër. “Qdo gjë e re lindë në krahët e së vjetrës”.

Shkrimtari në mënyrë brilante e prek sentimentin dhe shpirtin e të moshuarve të cilët ballafaqohen me problemet e përditshme të shëndetit, të rrethit dhe përbuzën jo vetëm nga shoqëria, instuticionet e shtetit por për fate të keq disa janë lënë anash edhe nga familja e ngushtë.  Stublla në mënyrë poetike e prek ndjenjën e të moshuarve, të babës dhe nënës të cilët po mbijetojnë me plotë skamje dhe vetmi. Në librin e ti publicisti Stublla jetën e të moshuarëve e ilustron edhe me një poezi për nënën të poetit Dritëro Agolli Dialogu.. Alo, përshëndetje, kush është? 

Unë jam Agimi, me kë je? 

Qyqe vetëm! 

Më pritë aty, të bëhemi dy qyqe bashkë... 

Porosia e kësaj vjerrshe.. Paraqet djalin dhe vajzën të cilët kanë vetëm një dashuri të sigurt, ajo është dashuria e nënës. Koha dhe jeta kanë treguar mjerë ajo familje “ ku nuk dëgjohet zëri i të moshuarit dhe nuk pranohen mendimet nga përvoja e ti”. Praktika e jetës na ka mësue se kur i mëshuari fillon të bjerë, ai bjen sipas ligjit të grafitacionit të Njutonit, thellë e më thellë rrënohet shpejtë. Të moshuarit i duhet një përkujdesie, një fjalë e mirë për ta gëzuar, edhe atë pak jetë që i ka mbetur. Respekti ndaj prindërve edhe ndaj të moshuarve është obligimi më i ndritshëm, më i bukur dhe detyra më humane dhe e shenjët e njeriut, sepse duke rritur fëmijën prindërit rrisin babanë dhe nënën e njerëzimit. Shkrimtari Shefki Stublla në mënyrë kronologjike trajton dhe jep mesazhe humane dhe njerëzore për prindërit. Ai në librin e tije thekson se prindërit dhe të moshuarit e moshës së tretë, duan përkujdesje më të madhe, sepse e meritojnë të jetojnë e të trajtohen si njerëz të merituar.

Të shkruash për prindërit ose për moshën e tretë kur edhe vet je në këtë moshë, është një gjendje interesante, shpirtërore, kur bie takati, e meraku mbetet i njejt. Gjatë kësaj periudhe të jetës i moshuari dëshiron ta kujtojë dhe ta përjetojë rininë, pjekurinë dhe pleqërinë. Shefki Stublla i cili tani ndodhet në pension është në moshën 82 vjeqare si studiues i historisë së kulturës në librin e ti jep mesazhe të qarta inteligjencës, politikës dhe gjithë opinionit krijues dhe liderëve politikë duke kërkuar që të njëjtit ta qesin dijen para inateve personale dhe popullin ta shtyjnë përpara kah një ardhmëri më e pasur dhe më e ndritshme. Ky libër publicistik i cili u botue nga një personalitet shumë dimenzjonal u mirëprite nga të gjitha shtresat e shoqërisë sidomos nga arsimtarët, prindërit, dhe nga publiku i gjerë. Po ashtu libri në fjalë na sjellë mesazhe humane dhe njerëzore se si duhet të kujdesemi për prindërit dhe të moshuarit të cilët lanë gjurmë në historinë e familjes, shoqërisë dhe me fanatizëm i ruajtëm vlerat tradicionale të paraardhësve dhe të kombit Shqipëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat