Lista Srpska ky “Kal i Trojes”

Opinione

Lista Srpska ky “Kal i Trojes”

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:08
Ruzhdi Peçani

“Srpska lista nuk do luftoj vetëm për interesin e popullit serb. Srpska lista do luftoj rdhe për interest e Goranëve, Boshnjakëve, Romëve dhe gjithë njerëzve tjerë qëllim mirë“. Kështu kishte deklaruar kryetari i Goran Rakiq,më 15 janar 2015 pasi kishte dorëzuar listën e kandidtaëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë më 14 shkurt. Po në këtë rast ai do deklaron dhe porositë se prapa kësaj liste qëndron dhe e mbështet fuqishëm presidenti Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pra z.Goran Rakiq kishte bërë një paralajmrim, dhe ashtu veproi gjatë fushatës dhe ia doli.Por KQZ dhe institucionet dhe partitë politike sikur pas zgjedhjeve u zgjuan dhe kuptuan se nuk na paska qenë një shaka e z.Rakiq.

Lidhur me këtë deklaratë është shprehur Nenad Rashiq, nga “Progresivna demokratska stranka (PDS), e cila në këto zgjedhje kishte mbështetur partinë opozitare Iniciativa qytetare – “Gradjanska inicijativa za slobodu, pravdu i opstanak”, duke tërhequr verejtjen se Srpska lista po tenton që të “marri“ vendet e deputetëve që u takojnë pakicave joserbe,ashtu duke mbështet disa nga subjektet e reja politike nga radhët e boshnjakëve dhe RAE (Rom, Ashkali dhe Egjiptian) si dhe komunitetin Goran.

Nga gjithësejt 120 vende të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, 20 vende janë të rezervuara për bashkësitë joshumicë,nga këto 10 për bashkësinë serbe dhe 10 tjera për bashkësitë joserbe që jetojnë në Kosovë. Bashkësisë Boshnjake u takojnë tre vende, asaj turke dy,bashkësisë së romëve,ashkali dhe egjiptiane (RAE) nga një duke shtuar edhe një vend për nga radhët e RAE e cila ka fituar më së shumti vota dhe një vend i takon bashkësisë së goraneve. „Kështu me 14 vende Srpska lista do të kishte shumicën pra dy të tretat e votave të bashkësisë jo shumicë. Kështu,për aprovimin e disa nga ligjet në Kuvendin e Kosovës,përfshi këtu dhe ndryshimet kushtetuese,e domosdoshme është mbështetja e dytë tretave nga bashkësia jo shumicë.

Srpska lista dhe në këto zgjedhje u mbështet fuqishëm nga Beogradi.

“I besojmë vetëm Beogradit”

Kështu Srpska lista, me miratimin dhe bekimin e Beogradit do kishte marrë pjesë më 2014 në pushtetin e Kosovës,dhe në 2017 këta do japin edhe mbështetje formimit të qeverisë kur në krye të saj erdhi Ramush Haradinaj. Në zgjedhjet e tetorit 2019,pas pjesëmarrjës në zgjedhje,në të cilat fituan dhjetë ulëse nga dhjetë mandate të rezervuara për bashkësinë serbe, Srpska lista nuk do mbështeste formimin e qeverisë me Albin Kurtin kryeministër,vendimi ishte marrë nga Beogradi zyrtarë,ku një ditë para se të formohej Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e Lista srpska ishin në Beograd për konsultime.

Kryetari i Lista Srpska Goran Rakiq,më 2. Shkurt ishte në Beograd,ku në bisedë me kryetaren Qeverisë së Serbisë Ana Brnabiq dhe drejtorin e “Zyrës për Kosovë” Marko Gjuriq do deklaroj se nuk do mbështesin Qeverinë e Albin Kurtit,po nuk do thë se nuk do jemi në sallën e Kuvendit."Ishim të ftuar në Beograd vetëm në një bisedë për formimin e Qeverisë së Kosovës.Lexuam në mediet se është formuar një koalicion dhe morëm vendim se nuk do mbështesim formimin e Qeverisë ngase ne i besojmë vetëm Beogradit” deklaron Rakiq.

Nuk e mbështesin, po e mbështesin!

Dhe tani,situatë kur kjo parti merr pjesë në punën e institucioneve të Kosovës,por nuk mbështet Qevrinë,për rrethana normale është apsurd i llojit të vet. Sipas nenit 96. të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Qeveri qëndron ajo se nga bashkësia serbe apo cila do bashkesi tjetër nacionale nga pakicat,zgjedhet me lejim zyrtar nga bashkësia e cila përfaqësohet në Parlament. Tani shtrohet pyetja – nëse Lista nuk mbështet Qeverinë,do ishte paradox që ndonjërit nga lista t'i lejohet të jetë ministër,kur nuk e mbështet Qeverinë. Duhët thënë troç tani se Lista Srpska jo vetëm që nuk do e mbështes po as që e njef apo pranon Qeverinë e Kosovës. Ky sindrom është edhe i mëhershëm dhe si recidiv tani kronik.

Presypozojmë se në të gjitha Qeveritë,që nga 2008,asnjëherë betimi i kabinetit qeveritar nuk ishte bërë edhe në formën e shkruar,duke nënshkruar fletë betimin,ngase ministrat e Listës srpska nuk do e nënëshkruanin po në të shkruante Republika e Kosovës, ky si një favor për ta ngase do na lëndoheshin.Ky dhe një lëshim institucional shtetëror,ngase sot e kësaj dite nuk kemi Ligjin për Qeverinë,neni 99 i Kushtetutës së Kosovës, ku nga ky Ligj do nxirrej edhe rregullorja mbi punën dhe procedurën e marrjes së vendimeve të Qeverisë.

Lista Srpska ky si “Kal i Trojës”,brenda Kosovës,në vazhdimësi do shfrytzoj boshllëkun e ligjeve që të sillet me subversion. Boshllëk i krijuar nga të gjtha legjislaturat me apo pa qëllim, apo injorancës.

Po si arrinë të regjistrohet ky subjekt politik,kjo krijesë e Beogradit e derivuar nga “rojet e urës” me qëllim dhe detyra të caktuara subversive, si penetrim i Beogradit me animozitet të skajshëm antishqiptarë. Lista srpska është e regjitruar pranë KQZ sipas Ligjit Nr.03/L-073, 15 qershor 2008 dhe qëllimi i këtij ligji neni 1. është regjistrimi i partive politike dhe çertifikimi subjekteve politike.Procedurë e thjeshtë,nenin 12, me një formular,statutin,emri i partisë ,logoja dhe punë e kryer. Programi nuk kërkohet?!

Po të lexohet Statuti i Listës Srpska do haset se qëllmi është kujdesi ndaj mirëqenjës së popullatës serbe,nga të thënat pos adresa e sajë Mitrovicë e Veriut,asknd nuk shkruan emërtimi i shtetit,ashtu edhe për KQZ duke shmangur emërtimin Republika e Kosovës.Dhe e gjithë kjo në mungesë të një ligji të veçant për regjistrimin e partive politike që do bëhej në Ministrinë e drjtësisë.

Dhe njëmbdhjet vite nga shpallja e pavarsisë së Kosovës,në gjithë Kosovën akoma ekzistojnë strukturat paralele komunale apo ”organet e përkohëshme” të cilat punojnë sipas sistemit të Republikës së Serbisë.Dhe sot këta kryetar dhe nga katër antarë i emron Qeveria e Serbisë dhe në shumë raste këta kryenin punë apo kishin funksione edhe në institucionet qendrore të Kosovës, kështu duke marrë paga të dyfishta. Të marrim Graçanicën,komunë me shumicë serbe,e formuar përmes decentralizimit të institucioneve të Kosovësanica,megjithatë vetëm 200 metra larg nga objekti komunës punon dhe vepron “organi i përkohshëm” i Komunës së Prishtinës që punon me sistem të Serbisë.

Kështu radhazi.Organi i përkohshëm serb për Pejë është në Gorazhdec,për qytetin e Vushtrisë është në Prilluzhë,Obiliqit në Plemetin,Fushë Kosovës në Uglar,dhe këtu janë edhe organet për Gjakovë,Gjilan,Rahovec dhe tjerave.Gjithë personelin e paguan Srbija.

Po e njejta situatë është në veri të Kosovës. Në Mitrovicën e Veriut funksionon komuna kosovare si dhe organi i përkohshëm ”Kosovska Mitrovica", Po kështu ngjashëm edhe në Zveçan,Leposaviq dhe tjerat.Të gjitha këto organe punojnë në mënyrë paralele me ato të Kosovës dhe në disa raste personeli punon dhe në njerën dhe tjetrën komunë. Dhe një rast kur Bratislav Nikoliq ishte kryetar i Komunës së Shtërpces dhe asaj të Kosovës. Dhe ky nuk është rasti i fundit. Kryetari i Komunës së Zveçanit Ivan Todosijeviq ishte njëkohësisht edhe Ministër pushtetit lokal në Qeverinë e ish Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dhe kështu përderisa ligjëvënësit tanë,politikanët dhe institucionet kishin “mollë sherri”,luftën për pushtet,me “goditjet e ulëta”ndaj oponentëve politik e në mungesë të komunikimit interpersonal dhe kulturës shtetrore,me sharje dhe denigrime Lista Srpska,para syve tanë, bënte lojen e vetë duke kaluar një modus vivendi, pra jetë toleruese.Përgjegjesia për gjithë këtë bije mbi qeveritë e dy subjekteve më të mëdha gjerë ne 2020. Kështu tërë ato vite do na servirnin broçkulla, se kemi arritur suksese në integrimet evropiane,do fitohet riberalizimi dhe nga ana tjetër ndodhte rrenimi ekonomik dhe ai politik. Lista Srpska vazhdonte të cenonte rendin kushtetues te Republikës së Kosovës dhe institucionet demokratike. Sovraniteti është i cenuar!

Tani më është moment i fundit që të sillemi si shtet serioz dhe i mirëfillët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat