Disa pyetje për Abdixhikun dhe LDK-në

Opinione

Disa pyetje për Abdixhikun dhe LDK-në

Skënder Sadri KAPITI Nga Skënder Sadri KAPITI Më 18 mars 2021 Në ora: 17:30
Lumir Abdixhiku

Nuk ka kohë dhe as arsye që të merremi se , pse, qysh dhe si e ku përfundoi LDK-ja në këto zgjedhjet e fundit te 14 Shkurtit 2021 pasi tashmë dihen publikisht arsyet, shkaqet dhe shkaktarët e autorët.

Por unë këto arsye do t’i përmbledh me këto  pyetje drejtuar kryetarit të ri z. Abdixhiku dhe LDK-së e që janë: A është në interes të LDK-së që të mos zgjidhet Vjosa Osmani Presidente e të shkohet në krizë ku kjo krizë të ketë përsëri edhe si autore LDK-në së bashku me AAK-në dhe PDK-në,  krizë e cila  kërkon zgjedhje të tjera të parakohshme?

A është në interes të LDK-së që të shkohet në zgjedhje të reja , kur tashmë dihet se humbësja më e madhe do të jetë përsëri dhe akoma më e thellë për LDK-në?

A është në interesin politik të LDK-së që nëse prej saj po qese nuk votohet Vjosa Presidente e të shkohet në zgjedhje të parakohshme, a e llogarit LDK-ja se ajo do të humbasë akoma më thellë se sa me 14 Shkurt 2021 dhe se do të bëhej forcë politike pa peshë politike.

Pra a e kupton LDK-ja e pas Mustafës se ajo është tashmë para një prove të madhe morale e politike, në se duhet të ndryshojë e të reformohet shpejt, drejt, ndershmërisht e sinqerisht në mënyrë që të pretendojë për autoritet, besueshmëri dhe si alternativë potente politike apo të agravojë në agoni?

Nëse LDK-ja bëhet pjesë e bashkëortake e krizës së mundshme humbësja më e madhe do jetë vetë ajo. A i duhet LDK-së që pësimi t’i bëhet  mësim për përmirësim për të bërë VETING, reagim e reflektim apo të përsërisë gabimet e së shkuarës?              

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat