Sulmet e Abelard Tahirit ndaj Albin Kurtit

Opinione

Sulmet e Abelard Tahirit ndaj Albin Kurtit

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:11
Adem Bytyçi

Abelard Tahiri i PDK-së, mbajti një pres konferencë. E sulmoi Kurtin , pse ishte shkuar në Shqipëri, për të ndërhyrë në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve atje.

Ndër tjera gjatë konferencës së këtij "Cicërini" të PDK-së, tha se Albinë Kurti, kësisoj po i acaron raportet me Shqipërinë, duke harruar se Kryeministri aktual i Shqipërisë Rilindasi socialist Edi Rama, dikur kur mbaheshin zgjedhjet në Kosovë, haptas ndërhynte në ato zgjedhje duke e përkrah fitoren e Hashim Thaçit të PDK-së, në atë periudhë Abilard Tahiri, nuk thoshte se një aktivitet i tillë i Ramës mund të ndikonte në prishjen e raporteve Kosovë ‐Shqipëri, siç thotë tani në rastin Kurti.

Në këtë konferencë për para gazetarëve e akuzoi Qeverinë Kurti, se nuk po bënë pako për rimëkëmbjen ekonomike në rrethanat Pandemiologjike, duke harruar se koha prej se ka ardhur në krye të Qeverisë z.Kurti është shumë e shkurtër.

Paralelisht me Abelard Tahirin, të PDK‐së, kundër Kryeministrit aktual Kurti, ngriti zërin edhe Kryetari i posa zgjedhur i LDK-së, z.Abdixhiku, i partisë e cila në zgjedhjet e fundit të parakohshme pasojë humbje katastrofale.

Lumir Abdixhuku, shkuarjen e z.Albin Kurtit, në Shqipëri në fund javë e cilësoj se Kurti, i braktisi qytetarët e Kosovës në një përudhë kur pandemia po bënë kërdi duke marrë jetë të qytetarëve tanë edhe ky, duke harruar se Qeveria e mëparshme Hoti, qeveri e partisë tij kishte bërë shumë pakë për ta mbrojtur popullatën e Kosovës nga korona virusi covid‐19‐të.

Nuk diskutohet e drejta e partive opozitare për ta mbajtur nën mbikëqyrje punën dhe gjithë veprimtarinë e Qeverisë aktuale në të mirën e vendit , por është e pa besueshme që me pres konferenca fushore si të Abelard Tahirit të PDK-së, dhe me prononcime megalomanë të Lumir Abdixhikut të LDK-së, mund të binden qytetarët se këto dy subjekte kanë Programe më të dobishme se Qeveria aktuale në të mirën e vendit ,sepse po të ishte kështu , këto dy subjekte nuk do t'i humbnin aq thellë zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Sido qoftë partitë opozitare të cilat i humben zgjedhjet e fundit ju mbetët shumë për të bërë reforma në radhët e tyre me shpresën se eventualisht pas 4 (katër ) vitesh mund t'i kthehen përsëri qeverisjes së vendit.

Realizimi i një ëndrre të tillë të partive opozitare varët ekskluzivisht se sa do të jetë në gjendje Qeveria Kurti , për t'i përmbushur premtimet të cilat i'a u ka dhënë qytetarëve në zgjedhjet e fundit të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat