Pickimi i mushkonjave të opozitës

Opinione

Pickimi i mushkonjave të opozitës

Nga: Dedë Preqi Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:08
Dedë Preqi

Nuk duhet ta na kaplojë djenja, që duket se po dominon tani në Kosovë, e cila lidhet me përceptimin se diçka tashmë të formuar vetëm nga një pushtet i një Lëvizje partiake dhe si e tillë, ndoshta diçka e pa zakontë në vendin tonë, por gjithsesi një rast i veqantë, që nuk mund të mohohet, sepse është vetë vullneti i qytetarëve të vendit, por e cila mund të matet dhe kontrollohet në rrugëtimin e vet, që padyshim duket se do merr një kuptim të ri dhe të nevojshëm për Kosovën.

Duhet ta marrim parasysh edhe ftesën që i bëhët njeriut dhe popullit të këtij vendi, ku detyrat e tyre politike do të zhvendosen më shumë nga shtrirja e drejtë dh më intenzive në kuptimin e një qeverisje më të mirë dhe më të përgjegjshme, që do të thotë, të drejtosh dhe të vlerësosh më drejtë atë që të jepet dhe të besohet nga shumica e qytetarëve, duke pasur një vështrim të përgjithshëm dhe real, ku njeriu i këtij vendi të dëshmojë se ka mundësi me qenë veprues dhe kontribues i vendit të vet.

Populli i këtij vendi nuk mundet të harrojë aq lehtë të kaluarën e vet të hidhur dhe të kuptojë se në çfarë gjendje kishte qenë pak kohë më parë, sikur një qenje e përjashtuar prej botës e njëkohësisht jashtë botës së lirë, duke qenë buzë greminës, kudo dhe përherë në kufi të saj historik, prandaj nuk duhet dhe nuk ka kuptim që të dështojmë nga « vetëvetja », dhe të ngremë shqetësimin dhe dyshimin se kjo shoqëri nuk është e aftë të vetëqeveris vetëvetën, apo të fajësohet për të ardhmën e vet, që mundet të jetë më e mirë dhe më e prosperuese.

Prandaj, në këndvështrimin e ekzistencës së shoqërisë tonë ka shumë vërejtje të bazuara në fakte, të cilat duhet ti korigjojmë dhe gjykojmë në mënyrë të drejtë, nëse kjo shoqëri duhet të zhvillohet dhe inkuadrohet në nivelin e shoqërive të tjera, por para se gjithash, duke e respektuar vlerën njeriut të vetë e të aftë, që do të përcaktohet dhe vlerësohet nga shumica e qytetarëve, për përgjegjësi morale, politike dhe njerëzore, ku krijohet përshtypja në të cilën njeriu e ruan dhe e mbronë vetë natyrën e vet në rend të parë, por edhe rrethin ku ekziston dhe vepron si qenje e vetëdishme.

A mundemi edhe ne, si shoqëri e re demokratike të nisemi nga imazhi i botës bashkëkohore, sipas së cilës lëviz drejt një pikësynimi më të mirë dhe sipas modeleve pozitive, duke marrë parasysh atë që ka vlerë dhe e drejton historinë tonë më drejtë dhe më qartë në rrugën e saj, ku populli i këtij vendi do ngritet dhe akceptohet ndryshe përkrah shoqërive dhe botës së zhvilluar, apo në bazë të origjinalitetit dhe vlerave që i posedon popull i jonë, me një traditë dhe kulturë të bujshme.

Atëherë, cili dreq po na bënë me « sy » dhe po na lëshon «zehire» sot, që nuk po na lejon t’a drejtojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë ashtu si duhet, për ta gjetur ardhmërinë më të sigurtë të këtij vendi, ku dispozicioni i jonë si shtet i lirë dhe demokratik, kurrë nuk ka qenë ndonjëherë i tillë, për të qenë zot të vetëvetës.

Pse kjo shoqëri po prodhon aq shumë urrejtje dhe vrazhdësi ndër partiake e klanore, se prodhon përafrim dhe harmoni ndërnjerëzore, e ndër bashkënacionale, me një përmbajtje të prekshme, duke e humbur besimin dhe ndikimin e vet mbi gjendjen e përgjithshme dhe vlerën e ekzistencës së shoqërisë së vet.

Populli i Kosovës, edhe pse pakëz është i vonuar në hapat e vet zhvëllimor, por si kurrnjëherë tjetër e ka dalluar pikën e vet të dobët dhe imazhin e keq nga qeverisjet e më mëhershme, i cili e ka mundësinë dhe kapacitetët e veta për të vepruar dhe ndryshuar gjendjen e vet, duke ditur se, që të arrijmë një rrezulltat të suksesshëm, duhet t’i besojmë nismës njerëzore, e cila merr mbi vete një përgjegjësi të vërtetë mbi qeverisjen që ia ka besuar shumica e qytetarëve të vendit.

Qeveria e re në krye me kryetaren e shtetit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, sa do që do japin premtime dhe mbështesin teori zhvllimore ndaj këtij vendi, nuk mund të arrijnë rrezulltate të shpejta, apo kozmike, që mund të shihen dhe aktualizohen si një ndryshim i menjëhershëm i këtij vendi, kur dihet botërisht, se për njëzet vite radhazi, ekonomia dhe pasuria e këtij vendi është vjedhur dhe plaçkitur mizorisht nga vetë pushtetarët dhe klanet e tyre, që e kanë udhëheqë vendin deri me tani.

Po sa qeveria e re e ka filluar çështjen e lëndëve dhe përcaktimin e atyre prioritare, e cila me një program të ngjeshur dhe të stërmbushur, duke u përballur me rrezikun që po shkakëton covidit 19, i cili na ka kthyer të gjithve prej vetës, sikur edhe gjithë botën, ndër të tjera duhet të pranojmë faktin mbi të cilin bazohet çdo zhvillim i ardhshëm i vendit nëpër këtë periudhë të vështirë, që të plotësohen dhe përmbushen edhe nevojat e qytetarëve të vendit, ku pjesa dërmuese e saj janë pa punë dhe pa të ardhura.

Pickimi i mushkonjave të opozitës

Një shembull i vrazhdë dhe i skajshëm po paraqitet nga opozita politike e Kosovës, e cila po e përbys lirinë dhe rrolin e opozitarizmit të vet, dhe kjo, jo nga nevoja apo tendenca për t’a kthyer gjendjen kaotike në një formë dhe mirëqenje më të mirë, të cilën vet kjo opozitë kur ishte në pushtet e ka sjellë vendin në një mjerim të skajshëm nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, dhe tani sikur po e luan rrolin e « mushkonjave pickuese » duke lëshuar helm në sëcilin akter të qeverisë, duke mbetur edhe po aq të huaj me shpifje, shantazhe dhe gjëra të pa qëndrueshme ndaj realitetit dhe fakteve.

PDK, e cila do ta luante rrolin kryesor të opozitarizmit, tani sikur i ka organizuar militantët e vet për ta kundërshtuar sëcilin hap të pozitës dhe kësaj qeverie, përmes një shkakësie të njëanshme dhe demagogjike, që trajton rrolin e këtij pushteti të ri si një « absurditet », gjëja që nuk do ta ndihmonte njeriun e këtij vendi, dhe sipas tyre, nuk mund të ketë begati të qëndrueshme, kur gjedja e përgjithshme nuk është në rregull, që në realitet vetë pushteti i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për 20 vite me radhë, ishin të lidhura me një realitet të tillë, për çka edhe populli i ndëshkoi me votën e vet njërën dhe tjetren.

Atëherë, për të parë dallimin e qeverisë së re me udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, kërkohet kohë dhe përkushtim, sipas të cilit gjithçka do lëviz domosdo drejt një piksynimi më të mirë, duke u bazuar në imazhin e ri të kësaj qeverie me plot energji dhe vullnet për të ndryshuar të ardhmën e këtij vendi. Megjithatë, rrugën që e ka marrë sot opozita, duke e lozur rrolin e mushkonjave pickuese, vetëm picko e ik, kjo e ka domethënjën e një helmimi dhe shkatërrimi të imazhit të kësaj shoqërie, jo vetëm në kuptimin politik, por edhe si tërësi e saj ekzistenciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat