Po mungon vetëm ringritja e lapidarit të E. Hoxhës!

Opinione

Po mungon vetëm ringritja e lapidarit të E. Hoxhës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:47
Sherif Ramabaja

Me rënjen e murit të Belinit në vitin 1989 filloi edhe shthurja e Bashkimit Sovjetik.

U mendua se diktaturat do të binin njëra pas tjetrës gjë që edhe ashtu ndodhi, po shumë shtete u zhgënjyen sepse fazat e tranzicionit dhe hapat e parë në demokraci, nuk i kishin aspak të lehta.

Një rruge të tillë ishte nisur edhe Shqipëria e cila kalonte nëpër batica dhe zbatica të llojeve të ndryshme.

Disa shtete këtë fazë kaluese më lehtë e kaluan, sepse diktaturën nuk e kishin pasur aq të egër sikurse shteti shqiptar.

Në Rusi me ardhjen e Putinit në pushtet, u stopua faza e tranzicionit kalues drejt demokracisë.

 Atij iu desh shumë pak kohë derisa e kosolidoi aparatin e tij shtetërorë, që shtetin ta orientoi sërish drejt diktaturës.

Përafërsisht dy vite para se t´i skadonte afati për dorëzimin e pushtetit, Putini e bëri ndryshimin e  kushtetutës dhe e mveshi veten me pushtetin e përjetshëm.

 Në Evropë kemi edhe shembuj të tillë që ndjekin të njejtën rrugë, po t´i kthehemi shtetit shqiptar.

Kryeministri Rama me ardhjen në pushtet në vitin 2013, kishte premtuar që Shqipërinë ta transferoi në një vend me të ardhme të qartë demokratike evropiane.

Po ashtu kishte premtuar luftimin e korrupsionit, kishte premtuar sistem ligjor, përparim ekonimik, zhvillim dhe investime, reformimin e sistemit arsimor dhe perspektivë për brezin e ri.

Në realitet këto kanë mbetur vetëm ëndërra të bukura sepse rinia ka ikur, po ikë dhe gjithnjë e më shumë po e boshatisë Shqipërinë.

Verbëria për pushtet Ramën e ka qoroditur, e ka çmendur dhe e ka mbushur agresivitet ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj atyre të cilët nuk mendojnë si ai.

 Sot kushdo që i del përpara është në gjendje që ta eliminoi politikisht, duke e kërcënuar me dhunë, burg dhe ndoshta edhe me likuidim.

Pasi me kohë e kishte përgaditur terenin për zgjedhje i fitoi ashtu siç i kishte bërë lloaritë, ndoshta edhe më mirë se çkishte menduar.

Rama tash ka marr krah dhe viktima e rradhës do të jetë presideca dhe pikërisht kryetari Meta.

Me Metën e lidhin koalicionet e më hershme por edhe inatet personale, prandaj rastin duhet shfrytëzuar që ta konsolidoi pushtetin absolut.

Rama po e ndjek Putinin dhe po zbaton taktikë të njejtë, që ta shpall veten pushtetar të përjetshëm.

 Vitin e kaluar paralel ndryshimeve kushtetuese i ka pushtuar institucionet shtetërore me rradhë.

I vetmi institucion për ta marr i kishte mbetur presidenca, po edhe për këtë e ka inicuar procedurën e pushtimit.

Në planin kombëtar për ta përmirësuar imazhin e tij, që në Kosovë e ka nën zero, siç mësohet nga mediat, zonjën Vlora Çitaku do ta emëroi Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Zonja Vlora Çitaku është emër i njohur dhe i respektuar në Kosovë, sepse ajo ishte Ambasadore e Kosovës në SHBA dhe në seancat e OKB e mbronte me sukses Kosovën, nga sulmet e organizuara raciste serbo – ruse.

Në planin ndërkombëtar Rama nuk qan kokën fort sepse pas vetes i ka Serbinë me racistin Vuçiq dhe Turqinë me autokratin Erdoganin. Është shumë e kuptuar, ai që e ka pas vetes Serbinë dhe Turqinë, patjetër do ta ketë edhe Rusinë.

Kështu Rama si duket nuk planifikon mandat të katërt sepse e ka planin më të përsosur, të mvishet me pushtet të përjetshëm.

Të gjitha premisat për këtë i ka të planifikuara. Pas i qëndron edhe PS. I mjafton që Enver Hoxhës t´ia ringritë bustin në Tiarnë me bazament të fiqishëm, sepse po u tërbuan shqiptarët do ta shkulin sërish, kurse Rama nuk dihet si do të përfundon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat