E kaluara e “ndritshme” e Baton Haxhiut

Opinione

E kaluara e “ndritshme” e Baton Haxhiut

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 4 maj 2021 Në ora: 15:04
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, i njohur me pseudonimin "Baton Stanishiqi" njihet si një bashkëpuntor i UDBES, serbe të regjimit të Millosheviqit, në përiudhën e luftës kur shqiptarët e Kosovës masakroheshin nga ushtria dhe policia serbe.

Nuk duhej quditur, pse ishte ftuar në cilësin e dëshmitarit nga Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi me ndërhyrjen e të akuzuarit kryesore të kësaj Gjykate për krime lufte në ish Jugosllavi, Sllobadan Millosheviqi .

Ata që e kanë përcjellur seancën e dëshmisë se Baton Haxhiut me pseudonimin "Baton Stanishiqi", me siguri ju kujtohet kur ju drejtuar Sllobodan Millosheviqi, hajde Bato "ti si nas" ti je i yni fillo dëshmo!

Kur e lexova një prononcim të Batonit në një gazetë ku thoshte se Albini nuk e don Kosovën, me patjetër, pa dasht u detyrova t'i shkruaj këto pak fjalë për të kaluarën e "ndritshme" të Batonit për Kosovën dhe ta pyes se cili nga ju ti apo Albini nuk i'a doni të mirën Kosovës?

Batoni, është njëri ndër politikanët më elekuent, sepse ishte aktiv para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës.

Pas luftës për veprimtari politike u dekorua nga ish Presidenti z. Hashim Thaçi, madje ishte njëri ndër përsonalitetet më të rëndësishme politike në kabinetin e Kryeministrit Edi Rama, edhe aktualisht është opinionisti më i pranishëm në mediat shqipëtare.

Me të drejtë dyshohet se Baton Haxhiu, mund të jetë kordinatori kryesor i negociatave Kosovë - Serbi dhe pse jo mardhënieve e të gjitha fushave dhe niveleve Serbi- Shqipëri ,përkatësisht Rama - Vuqiq, kordinatorët e tjerë janë emëruar vetëm sa për sy e faqe.

Nuk ka opinionist më të interesuar në botën shqiptare se sa Baton Haxhiu ,që sa më parë të përfundojnë negociatatë Kosovë- Serbi, pavarësisht se, a thua fundi i këtyre negociatave do të jetë në ineteres të Kosovës apo në interes të Serbisë dhe në dëm të Kosovës...

Nuk mendoj të këtë ndonjë arsye tjetër qëndrimi i Baton Haxhiut në Shqipëri dhe jeta e tij politike aq dinamike atje në shtetin shqiptar dhe lidhjet aq të fuqishme të tij politike dhe vëllëzore me Kryeministrin aktual të Shqiprisë Edi Ramën , përveqse se pjesëmarrja e tij aktive në mardhëniet e jashtme të shtetit shqipëtarë me shtetët tjera të rajonit dhe veqnërisht në mardhënjêt Shqipëri- Serbi, Rama - Vuqiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat