Kë po përpiqeni ta mashtroni?

Opinione

Kë po përpiqeni ta mashtroni?

Nga: Agim Vuniqi Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:45
Agim Vuniqi

Nëse duam ta rrejmë njëri tjetrin po e rrejmë, si për luftën si për paqen. Për çfarë ushtrie dhe organizimi ushtarak bëhej fjalë, flet fakti se në luftë ra komandanti i luftës Adem Jashari dhe familja e tij, të vetmit ushtarë që i kishte përreth vetit në luftë ishin familiarët e tij. 

Ku ishin burrat kur 20.000 gra u dhunuan për një periudhë të shkurt kohore, burrat dolën në mal ndërsa gratë e fëmijtë i lanë të pambrojtur. Nuk di si kanë fytyre ata deputete te luftes, e plaçkites te paqes te flasin: -mos t’ishte UÇK-ja s’do te folnit shqip, e ne heshtim para kësaj armate injorantësh. E kush e thote kete? E thonë kuvendarët e Kuvendit, të cilët belbëzojnë shqip, e nuk dijne te shkruajnë shqip. E verteta është kjo:

Intervenimi i NATO-se dhe zhvillimet politike në Kosovë lidheshin me argumentin kyç në anën e Kosovës se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final

Nuk duhet harruar asnjëherë se Serbia me politikën e saj hegjemoniste shkatërroi ish federatën Jugosllave dhe mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për të gjitha luftërat e përgjakshme në Ballkan. Ajo e humbi kontrollin ushtarak mbi Kosovën në vitin 1999, kur atë e bombardoi NATO për të ndalur vrasjen e shqiptarëve në një luftë dyvjeçare.

Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së dhe NATO-s, pas një lufte ajrore të udhëhequr nga NATO, që ndali goditjet e ish-udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç i cili kishte shtrirë aktivitetin ushtarak jo vetëm kundër UÇK-së (qëllim politik i së cilës ishte dekolonizimi nga Serbia), por edhe kishte planifikuar shkatërrimin fizik të popullatës shqiptare.

Në vitin 1999 qe aprovuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe administrata e përkohshme e OKB-së – deri te zgjidhja e statusit të saj përfundimtar (Fusnota me rezoluten 1244: 11. Vendos që përgjegjësitë kryesore të prezencës civile ndërkombëtare do të përfshijnë: a. Përkrahjen e krijimit të kushteve për gjetjen e zgjidhjes finale, të autonomisë substanciale dhe vetqeverisjes në Kosovë, duke u mbështetur plotësisht në aneksin 2 dhe në Marrveshjen e Rambujes (S/1999/648). 

Pas nëntë viteve të protektoratit ndërkombëtar, Kosova shqiptare, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kosova e cila ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ka arritur pothuaj afro 116 njohjeve, shifër që herë pas herë lëkundet. Tash për tash ky numër është i pamjaftueshëm për t’u anëtarësuar në OKB, ndërsa njohjet po sfidohen nga diplomacia serbe me një draft të ri – rezolutë, platformë – për të penguar njohjet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat