Serbia të paditët për gjenocid

Opinione

Serbia të paditët për gjenocid

Nga: Skënder Mulliqi Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:57
Skënder Mulliqi

Serbia nuk u paditë për gjenocid në kohën kur këtë gjë e bën Bosnja dhe Kroacia, madje kunder padi bëri edhe Serbia ndaj Kroacisë në TPI. Shume pak u shtruan këto tema në Kuvendin e Kosovës, si temat të interesit shtetëror dhe interesit nacional.

Të gjitha këto bënë që të vonohemi shumë në procese. Nuk u zu hapi më kohën që  të integrohemi në organizmat të ndryshëm ndërkombëtar, dhe madje as të dalin nga izolimi.

Kosova ka mbet si oazë në shkretinë. Rrjedha e bisedimeve nënshtruese më palën serbe, na ka pru para aktit të kryer, në këto bisedime. U humben 8200 hektarë tokë më Mal të Zi. U nënshkrua “Zajednica”, më  disa kompetenca ekzekutive qe ka marre karakter ndërkombëtar, dhe shumë vështirë është të zhbëhet si e tillë.

U vu “Fusnota” në përfaqësimet rajonale të Kosovës , shumë e dëmshme .U la mbrapa edhe tema e të pagjeturve shqiptarë dhe të tjerë në Serbi. Kurrë pala shqiptare nuk kërkojë që të hiqet nga preambula kushtetuese, ku Kosova figuron pjesë përbërëse e  shtetit serb. Kjo ishte ajo elementarja, që duhej kërkuar më kohë pala shqiptare  edhe nga BE-ja dhe Amerika.

Vazhdimi  pa kushte  nuk ish dashur të ndodhë tash në fazën finale, kur të gjitha argumentet kanë  qenë dhe janë në anën tonë. Qeveria e re  e Kosovës, më në fund e ka qitur hapin e parë dhe shumë vendimtarë, që Serbia të paditët për gjenocid.

Edhe pse hap i vonuar megjithatë, është hap që I hap shtigje të reja dialogut, që Kosovën nuk e bën më të nënshtruar para palës serbe. Kur hapën  këto tema, sigurisht së tjetër karakter do të kanë edhe bisedimet e fazës finale. Shumë çka ishte premtuar në fushatat elektorale edhe kur bëhet fjalë për shtetin serb, por që shumë çka nuk funksionojë hiq mirë , dhe as në favor të Kosovës.

Serbia shkoi gjithnjë e më afër strukturës të BE-së, e në mbetem në margjina. Mbetem edhe pa njohje te reja , madje më lobimin serb, na ndodhën edhe 17 çnjohje, nuk kemi ende liberalizim te vizave shumë të premtuara deri më sot. Nuk u punua nga Ministria e Punëve të Jashtme që te kemi njohjen  edhe të  pesë shteteve te BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Unë mendojë së padia kundër Serbisë për gjenocid do të këtë ndikim edhe para faktorit ndërkombëtare,  si dhe kërkesat tjera që duhet t`i bëjnë  pala jonë në këto bisedime .Këto do të ndikojnë në rrjedhën përfundimtare,  të përmbylljes pozitive të bisedimeve më shtetin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat